Sport

Një japonez i dhuron medalje ari Kosovës në xhudo, Shigeki Nakamura bën “zap” serbët, Flaka Loxha dështon në finale

3 Tetor 2020, 18:43 Nga DOSJA
Një japonez i dhuron medalje ari Kosovës në xhudo, Shigeki

DUBROVNIK– Xhudisti japonez i cili përfaqëson Kosovën, Shigeki Nakamura, ia ka dalë të fitojë medaljen e artë në Kupën Europiane të Xhudos, që është zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë. 32-vjeçari ishte i papërmbajtshëm duke eleminuar fillimisht kundërshtarin nga Sllovenia Plantak.

Nakamura nuk u ndal në finalen e kategorisë 73 kg, fillimisht në gjysmëfinale mposhti  Djordje Stanojevic ndërsa në finale ja doli pa probleme ndaj Aleksandar Rajicic, duke i dhuruar medaljen e artë Kosovës.

Afër medaljes së artë ishte edhe Flaka Loxha, e cila dështoi në finalen ndaj italianes Veronica Toniolo (kategoria 57 kg). Loxha kishte eliminuar serben Teodora Copic, ndërsa në gjysmëfinale ajo mposhti sllovenen Anna Marie Ograjensekndërsa në gjysmëfinale dhe finale ja doli të mposhte dy serb si  dhe Aleksandar Rajicic.

Dy të arta dhe dy të argjendta ishte bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi i xhudos në Kupën Evropiane.Të artën e fituan Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shigeki Nakamura (-73 kg), ndërsa të argjendtën Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-48 kg).

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dubrovnik flaka loxha shigeki nakamura xhudo dubrovnik flaka loxha shigeki nakamura xhudo

Sondazh

Poll

Sport 3 Tetor 2020, 09:30

SHQIPËRIA– Tekniku i Kombëtares Edy Reja ka publikuar listën e Shqipërisë për tre ndeshjet e muajit tetor. Në konferencën për shtyp italiani ka shpje...