Sport

VIDEO/ “Vikingu” Haaland rikthen Borussia Dortmundin te fitorja, asfalton Freiburg-un e Abrashit

3 Tetor 2020, 15:46 Nga DOSJA
VIDEO/ “Vikingu” Haaland rikthen Borussia Dortmundin te fitorja,

GJERMANI-Borussia e Dortmundit dëfreu tifozët e pranishëm (numër i kufizuar) në “Signal Iduna Park” në sfidën përballë Frieburgut, që e fitoi thellë me rezultatin 4-0. Erling Haaland rezultoi sërish vendimtar për verdhezinjtë me një dygolësh dhe asistin e dhënë për golin e fundit, ndërsa në kampin kundërshtar ishte grumbulluar, por nuk luajti qoftë një minutë, futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Amir Abrashi.

Talenti norvegjez shënoi golin që zhbllokoi sfidën pas gjysmë ore lojë, i shërbyer nga Giovanni Reyna, ndërsa në fillim të pjesës së dytë dyfishoi epërsinë Emre Can, pas bashkëpunimit me Reynan. I njëjti futbollist siguroi asistin e tretë dhe të dytin për Haaland në minutën e 66-të, ndërsa në shtesë gjiganti 20-vjeçar (Haaland), edhe pse i kishte të gjitha mundësitë për të shënuar vetë, shërbeu për 22-vjeçarin Passlack, i cili realizoi golin e parë në Bundesligë, për rezultatin përfundimtar 4-0.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport abrashi borussia dortmund bundesliga freiburg haaland abrashi borussia dortmund bundesliga freiburg haaland

Sondazh

Poll

Sport 3 Tetor 2020, 09:30

SHQIPËRIA– Tekniku i Kombëtares Edy Reja ka publikuar listën e Shqipërisë për tre ndeshjet e muajit tetor. Në konferencën për shtyp italiani ka shpje...