Sport

FOTO/ Koronavirusi prek një tjetër futbollist të Napolit, mesfushori humbet Juventusin por edhe ndeshjen me Kosovën

3 Tetor 2020, 15:29 Nga DOSJA
FOTO/ Koronavirusi prek një tjetër futbollist të Napolit,

NAPOLI– Piotr Zielinski dhe një pjesëtar i stafit teknik të Napolit,Giandomenico Costi rezultuan pozitiv me koronavirus ditën e djeshme. Klubi napolitan i është nënshtruar sërish tamponëve mëngjesin e sotëm dhe një tjetër lojtar është prekur nga COVID-19. Bëhet fjalë për futbollistin nga Maqedonia e Veriut, Eljif Elmas.

 

Durante l’elaborazione degli ultimi 4 tamponi, è risultato positivo al Covid-19 il calciatore Elif Elmas.

— Official SSC Napoli (@sscnapoli) October 3, 2020

Pak minuta më parë,klubi i Napolit ka dalë me një komunikatë,teksa shprehet se lojtari ka dalë me koronavirus dhe katër teste nuk ishin përpunuar akoma.Mesfushori ka nisur menjëherë karantinën dhe do të mungojë në sfidën e së dielës kundër Juventusit. Jo vetëm kaq, pasi 21-vjeçari nga Maqedonia e Veriut humbet gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Kosovës , duel që luhet në datë 8 tetor në Shkup.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eljif elmas kosova liga e kombeve maqedonia e veriut napoli eljif elmas kosova liga e kombeve maqedonia e veriut napoli

Sondazh

Poll

Sport 3 Tetor 2020, 09:30

SHQIPËRIA– Tekniku i Kombëtares Edy Reja ka publikuar listën e Shqipërisë për tre ndeshjet e muajit tetor. Në konferencën për shtyp italiani ka shpje...