Sport

3 Tetor 2020, 09:30 Nga DOSJA

SHQIPËRIA– Tekniku i Kombëtares Edy Reja ka publikuar listën e Shqipërisë për tre ndeshjet e muajit tetor. Në konferencën për shtyp italiani ka shpjeguar se mungesa e lojtarëve që prej vitesh kanë kontribuar nuk ka ardhur për ndonjë dënim, por vetëm zgjedhje teknike dhe projekti i Kombëtares që bazohet tek të rinjtë.

“Ne jemi në një moment të vështirë sidomos për shkak të pandemisë. Ne konsiderohemi si zonë e kuqe dhe është e vështirë për klubet që të lënë lojtarët e tyre që t’i bashkohen Kombëtares. Napoli më kërkoi që të mos e marrë Hysajn pasi kanë dalë disa raste pozitive me koronavirus.

Roshi është i dëmtuar, Cikalleshi nuk është në gjendjen fizike më të mirë, Balajn e njoh dhe nuk kam se çfarë të shtoh tjetër tek ai, prandaj e kam lënë në shtëpi. Unë kam firmosur kontratën me Dukën dhe projekti ishte Europiani i 2024. Për këtë arsye kam marrë shumë futbollistë të rinjë që të jenë më të pjekur pas 4 vitesh.Ky është momenti më i mirë që këta talente të aktivizohen dhe të shohim aftësitë e tyre”, përfundon Reja.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edy reja shqiperia edy reja shqiperia

Sondazh

Poll