Sport

Hija e koronavirusit po frikëson futbollin italian, një tjetër rezulton i prekur, anulohet konferenca e trajnerit

3 Tetor 2020, 12:10 Nga DOSJA
Hija e koronavirusit po frikëson futbollin italian, një tjetër

ITALI- Skuadra e Atalantës aty ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares, Berat Gjimshiti, raporton se një rast me koronavirtus është zbuluar gjatë ditës së sotme në klubin bergamask.

Lajmi është dhënë vetë nga zikaltërit që ka njoftuar se për rrjedhojë do të anulohet edhe konferenca për shtyp e trajnerit Gian Piero Gasperini, e planifikuar për t’u mbajtur sot.

Ndërkohë vlen të theksohet se ende nuk bëhet e ditur se cili është personi i prekur nga koronavirusi dhe nëse bëhet fjalë për ndonjë futbollist apo pjesëtar të stafit teknik. Gjithsesi mbetet për t’u parë se si do të veprohet, pasi Atalanta do të duhet të luajë nesër në orën 12:30 me Cagliarin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta gjimshiti serie a atalanta gjimshiti serie a

Sondazh

Poll

Sport 3 Tetor 2020, 09:30

SHQIPËRIA– Tekniku i Kombëtares Edy Reja ka publikuar listën e Shqipërisë për tre ndeshjet e muajit tetor. Në konferencën për shtyp italiani ka shpje...