Sport

Gjimshiti dhe Tomiyasu fshihen nga harta e Milanit, Maldini me mision të qartë drejt Manchester-Londër

3 Tetor 2020, 07:55 Nga DOSJA
Gjimshiti dhe Tomiyasu fshihen nga harta e Milanit, Maldini me mision të

ITALI– Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos në Europë, klubet po lëvizin me shpejtësi për të kompletuar ekipin. Milan po kërkon një mbrojtës, u përfol fillimisht se kuqezinjtë po kërkonin Gjimshitit dhe Tomiyasu-n, por në të vërtetë drejtuesit po mendojnë për Diogo Dallot të Manchester United dhe Antony Rudiger të Chelsea-t.

Futbollisti 21-vjeçar do të vijë në huazim të thjeshtë nga Manchester United për një sezon, pasi te “djajtë e kuq” ka shumë pak hapësira për të, ndërsa te Milani e shohin si një alternativë të vlefshme, pasi Dalot mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes.Sa i përket qendrës së mbrojtjes, repart ku Milani i ka numrat e paktë për shkak të dëmtimeve, Bologna ka refuzuar 15 milionë euro për kartonin e japonezit Tomiyasu, ndaj drejtuesit e klubit kuqezi kanë kthyer sytë nga Antony Rodiger.

Mbrojtësi gjerman nuk është në planet e Lampard te Chelsea dhe do të mirëpriste një rikthim në Itali, aty ku edhe spikati me fanellën e Romës, ndërsa te Milani janë gati ta marrin me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit të ardhshëm.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea maldini manchester united milan chelsea maldini manchester united milan

Sondazh

Poll