Politike

“Ju erdhi nga ata që s’e prisnit”/ Rama jep lajmin për përfundimin e rrugës në Velipojë, Ademi: Klloun, është gjys

3 Tetor 2020, 18:15 Nga DOSJA
“Ju erdhi nga ata që s’e prisnit”/ Rama jep lajmin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për përfundimin e segmentit të mbetur nga rruga e re e Velipojës. Përmes një videoje që publikoi në faqen e tij në Facebook, Rama thumboi edhe Partinë Demokratike, teksa u drejtohej banorëve duke u thënë se kjo rrugë u ‘erdhi nga ata që s’e pritet, pasi votuat për 30 vite ata që iu lanë pa rrugë’.

Ja ku përfundoi edhe shtrimi i segmentit të mbetur nga rruga e re e Velipojës, ku pritëm një vit e kusur bashkinë e Shkodrës të plotësonte dokumentet e shpronësimeve dhe e hëngra edhe unë baltën ekstra të sharjeve e të akuzave këtu, që “u vodh rruga” meqenëse nuk e mbaronim dot nga halli i MolotanësTani sistemimet e fundit, sinjalistika dhe ta gëzojnë shkodranët këtë rrugë turistike që u erdhi rruga kah s’e pritën, pasi votuan 30 vjet ata që i lanë pa rrugë. së shpejti hapim Shëngjin – Velipojën dhe garën ndërkombëtare për Milot – Muriqanin, që e bën Shkodrën pjesë të aksesit në Korridorin Blu,”– shkruan Rama krah videos.

Ky postim ka sjellë edhe reagimin e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi. Kjo e fundit, nga karantina ku ndodhet e izoluar pasi është infektuar me Cvodi-19, ka deklaruar se Rama është një kryeministër klloun dhe është i vetmi përgjegjës që kjo rrugë u vonua për 2 vite gjysmë. Sipas Ademit, ajo rrugë është gjysmake, burim aksidentesh dhe nuk plotëson standartet e një rruge për turistët.

Vetëm një kryeministër klloun si Edi Rama mund të jetë krenar me një rrugë gjysmake, burim i vazhdueshëm aksidentesh, si ajo e Velipojës. Është ai i vetmi përgjegjës pse rruga u vonua 2 vjet e gjysëm. ❌ Ndryshoi projektin për rrugën❌ Vonoi 2 vjet e gjysëm shpronësimin❌  Zvarriti dosjet në hipotekë. Rruga gjysmake, me të cilën krenohet kllouni Edi Rama nuk plotëson standardin e rrugës turistike!❌ Nuk zgjidh çështjen e rrugëve dytësore për njerëzit e gjënë e gjallë,❌ Nuk ka mbkalime-nënkalime dhe kryqëzimet janë një rrezik permanent për udhëtarêt në mes të qendrave të banuara!❌ Ka dëmtuar linjën e ujësjellësit të Trushit, që furnizon gjithë Velipojën. Faktet e dokumentuara me foto e nxjerrin Edi Ramën një kryeministër që mashtrin qytetarët me disa video propagandistike, që nuk kanë lidhje me realitetin. #25prill ❤Asnjë mashtrim nuk e shpëton dot Edi Ramën nga vota popullore!”- shkruan Ademi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rruga e velipojes voltana ademi edi rama rruga e velipojes voltana ademi

Sondazh

Poll