Politike

Ngriti Serbinë në këmbë/ Rama pas alarmit të ministrit: Vuçiç, a do e dënosh këtë shpifje? Uroj të jetë meme! Vulin-

3 Tetor 2020, 12:54 Nga DOSJA
Ngriti Serbinë në këmbë/ Rama pas alarmit të ministrit:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar llogari Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e bërë nga Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ku ky i fundit ka theksuar se Rama po përpiqet që të krijojë një katastrofë, “Shqipërinë e Madhe”.

Një ditë pasi Vulin ngriti alarmin dhe u tha serbëve që të gjithë duhet të ngriheshin në këmbë për të ndalur këtë organizim, Rama kërkon që Vuçiç ta dënojë atë deklaratë, duke e cilësuar si një shfaqje të mjetë.

Alekandër Vuçiç, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim”, shkruan Rama.

Pas Ramës, Vulin s’i ka ndalur replikat. Ministri serb i drejtohet Ramës teksa shkruan se ai kujtohet për çorape të shqyera dhe jo për ide të shkëlqyera. Ndërsa Vuçiç, nuk ka reaguar.

Një ditë më parë, ministri Vulin në deklaratën e tij u shpreh se “Shqipëria e Madhe”, term i përdorur nga Rama gjatë takimit Kosovë- Shqipëri në Tiranë, është një katastrofë.

(f.m/dosja.al)

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama aleksander vucic edi rama

Sondazh

Poll