Politike

Rritja e numrit të azilkërkuesve, Meta: Ky është ALARM, ndal shpopullimit të shqipërisë!

3 Tetor 2020, 15:02 Nga DOSJA
Rritja e numrit të azilkërkuesve, Meta: Ky është ALARM, ndal

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të ndalet largimi i shqiptarëve nga vendi i tyre. Përmes një statusi që ka publikuar në rrjetet sociale, Meta shkruan të dhënat e dala nga raporti i Instat, se Shqipëria ka një numër azilkërkuesish për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth 18.4 herë më të lartë se Bosnja dhe akoma më të lartë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Referuar këtyre të dhënave, Presidenti shkruan se shpopullimi i Shqipërisë duhet ndalur dhe se kjo gjë është një alarm.

Shqipëria ka një numër azilkërkuesish për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth 18.4 herë më të lartë se Bosnja, 17.4 herë më të lartë se Mali i Zi, 12 herë më të lartë se Serbia, 5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut dhe 3.9 herë më të lartë se Kosova. Nëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, 12 qytetarë nga Shqipëria, nga Kosova largohen 3.3 persona, nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona, nga Serbia 1 person, nga Mali i Zi 0.7 persona dhe nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona. Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ. Ky është ALARM, pse jo dhe një FATKEQËSI KOMBËTARE, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë. NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË!”- shkruan Meta teksa ka publikuar dhe një video. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta largimi i shqiptareve nga vendi ilir meta largimi i shqiptareve nga vendi

Sondazh

Poll