Politike

Kritikonte qeverinë në Facebook, Rama përjashton Odeta Berberin nga gara për anëtare në Këshillin Rregullator të KQZ-së

3 Tetor 2020, 16:08 Nga DOSJA
Kritikonte qeverinë në Facebook, Rama përjashton Odeta Berberin

TIRANË– Odeta Berberi këshilltare e grupit të PS, është dorëhequr nga gara për anëtare në Këshillin Rregullator të KQZ-së së re. Mësohet se vetë kryeministri Rama ka kërkuar që Bërberi të zëvendësohet me emrin e Arens Çelës.

Ende nuk dihet se përse Rama ka marrë vendimin për përjashtimin e Berberit dhe zëvendësimin e saj me Çelësn, por dyshohet se indicien e ka marrë nga postimet e saj në rrjetet sociale. Në vitet e mëparshme, Berberi kritikonte anëtarë të qeverisë Rama, si Lindita Nikollën dhe Elisa Spiropalin.

Por, edhe pse kanë kaluar kohë, zonja nuk i ka shpëtuar ‘hetimit’ të kryeministrit, duke sjellë kështu përjashtimin e saj nga gara.

Me futjen e Çelës në garë, lista e dërguar në Kuvend, që do të votohet më datë 5 tetor, ndryshon si më poshtë:

Kandidatë për kryekomisioner

Ilirjan Celibashi 

Ardjan Myslimaj 

Kandidatë për zv.komisioner

Lealba Pelingu 

Agron Haxhimihali 

Anëtarë të Këshillit Rregullator

Ilirjana Nano PS

Dritan Çaka PS

Arens Çela PS

Muharrem Çakaj LSI

Helga Vukaj PD

Anëtarë të KAS

Ilirjan Rusmali PS

Elvin Lako PS

Koli Bele PS

Elvis Çefa PD

Ledio Braho PD

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arens çela odeta berberi arens çela odeta berberi

Sondazh

Poll