Politike

Basha takim online me përfaqësuesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”: Shqipëria ka nevojë për ta rifitu

3 Tetor 2020, 15:09 Nga DOSJA
Basha takim online me përfaqësuesit e lëvizjes “Diaspora

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë online me aktivistë të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se për të ka qenë një kënaqësi e madhe të bashkëbisedonte me shqiptarë të zotë dhe me integritet, të cilët suksesi personal dhe profesional në të katër anët e botës nuk i ka larguar nga përkushtimi ndaj vendit.

“Kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoja me shqiptarë të zotë dhe me integritet, të cilët suksesi personal dhe profesional në të katër anët e botës nuk i ka larguar nga përkushtimi ndaj vendit. Dëgjova me vëmendje mendimet e aktivistëve të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dhe vizionin e tyre për një Shqipëri demokratike, të zhvilluar dhe të integruar plotësisht në Bashkimin Europian. Vlerësova veçanërisht përpjekjen e tyre të drejtë dhe emancipuese për të mundësuar votën e diasporës shqiptare si dhe gatishmërinë për t’u përfshirë në procesin politik, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e shtetit institucional të së drejtës, që ofron një avantazh shumë të madh për vendin.

Gjatë takimit online me ta, shpreha brengën për sabotimin e qëllimshëm të votës së diasporës nga qeveria në ikje dhe rikonfirmova angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike që të bëjmë realitet votën e diasporës që në zgjedhjet e para të përgjithshme pas ardhjes tonë në pushtet. Shqipëria ka nevojë për ta rifituar trurin e emigruar gjatë këtyre 30 viteve dhe koha më e volitshme për këtë është sot. #ditemetemira“- shkruan Basha teksa ka publikuar edhe një foto nga takimi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me diasporen lulzim basha basha takim me diasporen lulzim basha

Sondazh

Poll