Politike

Ndërtimi i Skavicës, Kryetari i Dhomës Britanike të Tregtisë, kundër: Joo, Dibra çohu në këmbë, SHBA-ja po përdoret s

3 Tetor 2020, 17:58 Nga DOSJA
Ndërtimi i Skavicës, Kryetari i Dhomës Britanike të

TIRANË– Kryetari i Dhomës Britaniko-Shqiptare të Ekonomisë dhe Tregtisë, Zenel Hoxha ka dalë kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, marrëveshja për të cilin, u firmos sot nga qeveria shqiptare dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se Dibra duhet të çohet në këmbë për ta kundërshtuar këtë gjë dhe se SHBA-ja po përdoret për të mbuluar pazare.

“Joooooo Skavica! Dibra ne kembë per te shpetuar nga babëzia e te babëziturve! Mos perdorni SHBA si mbulesë per pazarllëqet tuaja”, shkruan Hoxha.

Sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Kjo marrëveshje u nënshkrua në konferencën e përbashkët, ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe nën/sekretari i SHBA, Keith Krach.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nënshkruhet marrëveshja për hecin e skavicës zenel hoxha nënshkruhet marrëveshja për hecin e skavicës zenel hoxha

Sondazh

Poll