Politike

Terminali i kontejnerëve në Portin e Durrësit, PD: Me 30 milion euro taksa të shqiptarëve, që Rama i jep klientit të tij,

3 Tetor 2020, 15:17 Nga DOSJA
Terminali i kontejnerëve në Portin e Durrësit, PD: Me 30 milion

DURRËS– Partia Demokratike ka deklaruar se qeveria, në vend që të jepte në menaxhim Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit, për 30 milionë euro, mund të shpëtonte 30 mijë biznese. 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Edmond Spaho shkruan se kontrata është plotësisht korruptive. Sipas tij, klienti i qeverisë nuk do të kryejë asnjë investim në port, por vetëm do të përfitojë nga përdorimi i pasurisë publike. 

Me 30 milion euro taksa të shqiptarëve, që Rama i jep klientit të tij, shpëtonin nga falimentimi 30 mijë biznese. Shqiptarët do të humbasin rreth 30 milionë euro të tjera, sepse Edi Rama ka vendosur t’ia japë ato klientëve të tij që do të marrin në menaxhim Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit. Kontrata është plotësisht korruptive. Klienti i qeverisë nuk do të kryejë asnjë investim në port, por vetëm do të përfitojë nga përdorimi i pasurisë publike. Është përfitim i paldrejtë në kurriz të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit. Me 30 milionë euro qeveria në largim e Edi Ramës mund të kishte paguar çekun 1 mijë euro për 30 mijë biznese, duke i mbrojtur ata nga falimentimi. Pas 25 Prillit askush nuk do të gëzojë pasuritë e marra padrejtësisht apo, akoma më keq, duke fshehur prapa emrave të kompanive, qeveritarët e korruptuar,”- shkruan Spaho në reagimin e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike durres partia demokratike terminali i kontenjereve durres durres partia demokratike terminali i kontenjereve durres

Sondazh

Poll