Sport

Reja me “dorë të hekurt”, largon 3 futbollistët kryesorë për arsye disiplinore

2 Tetor 2020, 17:16 Nga DOSJA
Reja me “dorë të hekurt”, largon 3 futbollistët

SHQIPËRI– Shqipëria po bëhet gati për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Tekniku Edy Reja ka bërë shumë ndryshime në skuadër, madje tekniku italian ka përdorur “dorën e hekurt”. Hysaj nuk do të jetë në ndeshjen ndaj Kazakistanit për shkak kartonash, ndërsa Cikalleshi, Roshi dhe Balaj nuk do të jenë për arsye disiplinore. Gjithçka lidhet me dasmën e Odise Roshit, një ditë para ndeshjes.

Dënimi jepet për prioritetet që kishin këta futbollistë. Kjo do t’i lërë më tepër hapësirë lojtarëve të rinjë pasi do të grumbullohet si mbrojtës Doka dhe Mersinaj, por edhe Kallaku, Cekici e Broja. Ndërsa Hysaj merr një “shuplakë” që i duhej për t’u përmendur sa nuk është ende vonë. Gjithashtu për herë të parë është grumbulluar me Kombëtaren A edhe Marko Molla përpara këtyre takimeve të rëndësishme.

Flasim për portierin e Bolonjës që është përfolur së tepërmi pak kohë më parë kur u largua nga grumbullimi i Shqipërisë U-17 për të shkuar te Italia U-17. Me “axurrët” kishte mundësi që të luante në finalen e humbur të Botërorit ndaj Brazilit, ndërsa tanimë kthehet sërish te Shqipëria për të qenë pjesë e ekipit A

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edy reja shqiperia edy reja shqiperia

Sondazh

Poll