Sport

FOTO/Igli Tare “arkitekti” i Lazio-s, drejtuesi shqiptar vlerësohet me çmimin “Luani i Artë”

2 Tetor 2020, 16:31 Nga DOSJA
FOTO/Igli Tare “arkitekti” i Lazio-s, drejtuesi shqiptar

ITALI-Igli Tare është një nga arkitektët e Lazios me shqiptarin që ja ka dalë të ndërtojë një skuadër të denjë në kampionatin italian. Që në krye të herës theksohet se Tare është një poliglot që njeh gjashtë gjuhë dhe i fiksuar pas video analizës, madje kjo metodë pune i është kthyer në “fiksim”.Pas shumë çmimeve të marra, ish-sulmuesi i Kombëtares është vlerësuar edhe me çmimin “Luani i Artë”.

Motivacioni i këtij çmimi në qytetin italian të Venecia-s është për merita profesionale në fushën e sportit si drejtuesi më i suksesshëm në shtetin fqinj, që njihet si një nga vëndet me futbollin më të rafinuar dhe tregun sportiv tejet interesant.

“Luani i Artë” është një çmim që zhvillohet që nga viti 1954.Fillimisht me këtë çmim vlerësoheshin zhanere të ndryshme të artit, ku ka spikatur gjithmonë ai i festivalit të filmit të Venezias, por prej kohësh “Luani i Artë” i akordohet edhe individëve të shquar në fusha të ndryshme profesionale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare lazio igli tare lazio

Sondazh

Poll