Politike

30 vjet nga Bashkimi i Gjermanisë/ Zingraf thirrje palëve politike: Zbatoni 5 qershorin, çdo ndryshim të bëhet me marrëves

3 Tetor 2020, 07:34 Nga DOSJA
30 vjet nga Bashkimi i Gjermanisë/ Zingraf thirrje palëve politike:

TIRANË- Mëngjesin e sotëm, ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf mori pjesë në ceremoninë online që u zhvillua për 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë. Gjatë fjalës së tij, ambasadori u bëri thirrje palëve politike në Shqipëri që të zbatojnë marrëveshjen e 5 qershorit, si kusht themelor për negociatat.

Zingraf tha më tej  se koha deri në zgjedhjet e 25 prillit është e shkurtër dhe politika ka ende shumë punë për të bërë. Ndërkohë, ai  theksoi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë me rëndësi për të ardhmen e vendit.

“Kushtet, që Këshilli i BE-së i ka vënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj, u përgatitën vitin që shkoi nga Bundestag-u Gjerman dhe u pranuan njëzëri në vend si ‚Roadmap‘ për kalendarin shqiptar të reformave: Përmbushja e kushteve është në interesin thelbësor të vetë shqiptarëve për formësimin e të ardhmes së vendit të tyre. Ndaj u bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi. Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të Coronës, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende“, tha ndër të tjera Zingraf.

Ndërkohë ende nuk është arritur një konsensus i plotë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mbrëmjen e djeshme në Komisionin e Ligjeve u votua drafti i ri i Partisë Socialiste që u propozua gjatë mbledhjes nga Damian Gjiknuri. Sipas këtij propozimi, pragu është 1% në rang kombëtar, herësi nuk do të jetë më i madh se 10 mijë vota dhe do të bëhet një rirenditje e listave të kandidatëve me votë preferenciale.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 30 vjet nga bashkimi i gjermanisë peter zingraf 30 vjet nga bashkimi i gjermanisë peter zingraf

Sondazh

Poll