Politike

Takimi Shqipëri-Kosovë, Bojken Abazi: Rama foli sot si doganier i Serbisë, çdo ekonomist me dy pare mend, e di që me hapjen

2 Tetor 2020, 20:02 Nga DOSJA
Takimi Shqipëri-Kosovë, Bojken Abazi: Rama foli sot si doganier i

TIRANË– Boiken Abazi nga Vetëvendosja i ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit të sotëm mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, si të bëra në favor të Serbisë. 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Abazi shkruan se Rama sot ka folur si një doganier i Serbisë, pasi sipas tij, çdo ekonomist me dy pare mend, e kupton se me hapjen totale të tregut shqiptar ndaj Serbisë ky bilanc negativ do përkeqësohet përmes vërshimit të mallrave serbe në tregun shqiptar, duke goditur sektorët e prodhimit dhe punësimin

“Rama, doganieri i Serbisë. Edi Rama na tregoi sot se si Shqipëria do fitojë nga përdorimi i Portit të Durrësit prej Serbisë, dhe se si, sipas tij, këtë e di çdo ekonomist. Në fakt çdo ekonomist me dy pare mend e di që buxheti i shtetit dhe mirëqenia rriten kur rritet prodhimi e punësimi i një vendi. Çdo ekonomist e ka të qartë se Serbia ka ekonominë më të fuqishme në Ballkanin Perëndimor, dhe se Shqipëria ka aktualisht një bilanc tregtar negativ me Serbinë. Çdo ekonomist e kupton se me hapjen totale të tregut shqiptar ndaj Serbisë ky bilanc negativ do përkeqësohet përmes vërshimit të mallrave serbe në tregun shqiptar, duke goditur sektorët e prodhimit dhe punësimin. Çdo ekonomist e di se Porti i Durrësit në funksion të Serbisë vetëm sa e lehtëson ekspansionin dhe dominimin ekonomik të Serbisë në Kosovë e Shqipëri. Çdo ekonomist e kupton se të ardhurat që do nxjerrë dogana e Portit të Durrësit nga mallrat e Serbisë do jenë kosto që do i faturohet në fund shqiptarëve që do u shkatërrohet potenciali prodhues e punësimi. Mirëpo Rama nuk foli sot si ekonomist por si doganier. Rama foli sot si doganier i Serbisë,”- shkruan Abazi në statusin e tij.

Paraditen e sotme, për më shumë sdy orë është zhvilluar takimi i dy qeveriveasaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën. Nga ana tjetër, deklaratat e Ramës për hapjen e kufijve me Kosovën, nuk janë pritur mirë nga Serbia. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi edi rama mbledhje e perbashket shqiperi kosove boiken abazi edi rama mbledhje e perbashket shqiperi kosove

Sondazh

Poll