Politike

“Më kërcënoi”/ Spiropali- Shirokës: Shpifje, çoje në Prokurori telefonatën! Ministrja komenton deklaratën e Klosit:

2 Tetor 2020, 19:58 Nga DOSJA
“Më kërcënoi”/ Spiropali- Shirokës: Shpifje,

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali u shpreh se deklarata e Edip Shirokës, ish-kreut të Partisë Socialiste në Shkodër, është e gjitha një gënjeshtër. E ftuar në studion e “Report Tv”, Spiropali e ftoi Shirokën t’i drejtohej Prokurorisë, nëse është vërtet i sigurtë që ministrja e ka telefonuar.

Ato janë shpifje. Përdorin një gjuhë denigruese dhe në këtë studio ju nuk mund t’i përdorni, se unë iki dhe nga studioja. Është qesharake, është një personazh që… qesharake. Zoti Shiroka ta çojë në prokurori s’keni nevojë ju të bëheni zëdhënësi i një personazhi kaq periferik. Zoti Shiroka mund t’i çojë në prokurori,”- deklaroi ministrja.

Më tej, Spiropali foli edhe për deklaratën e ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, i cili, dy ditë më parë, u shpreh se është e vërtetuar shkencërisht që valët e muzikës të infektojnë me Covid-19.

Ka një shprehje të bukur që thotë se edhe lumi nuk është njësoj. Nuk besoj se shpresoni të merrni dy herë të njëjtën deklaratë në këtë studio. Nuk mund as të jesh dakord as të mos jesh dakord mbi një çështje për të cilën nuk ke asnjë ekspertizë. Sigurisht që nuk ka një studim. S’besoj se pretendoni nga Klosi ekspertizë me këtë çështje,”– tha Spiropali.

Pak ditë më parë, një status i Edip Shirokës, u bë viral teksa ish-kryetari i Partisë Socialiste, shkruante se kur Elisa Spiropali, ishte një aktiviste e partisë, sipas tij, ka qenë e paveshur, e pangrënë dhe e papirë dhe se kërkonte peshk për të ngrënë. Në një tjetër status, Shiroka publikoi edhe numrin e telefonit, me anë të të cilit pretendonte se ishte kërcënuar nga Spiropali.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi edip shiroka elisa spiropali blendi klosi edip shiroka elisa spiropali

Sondazh

Poll