Politike

Mbledhja e dy qeverive/ Cakaj: Mbështetja financiare dhe institucionale për Luginën e Preshevës, shënon një momentum të r

2 Tetor 2020, 17:33 Nga DOSJA
Mbledhja e dy qeverive/ Cakaj: Mbështetja financiare dhe institucionale

TIRANË-  Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar së fundmi në lidhje ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës. Cakaj thotë se mbështetja finaciare shënon një momentum të ri politik në përpjekjet e të dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. 

Ndër të tjera Cakaj u shpreh se shumë shpejt të dy qeveritë do të marrin masa të tjera për mbështetjen e Preshëvës. 

Postimi i plotë 

Lugina e Preshevës është rajoni me shumicë shqiptare më i pazhvilluar në Serbi e shqiptarët e Luginës së Preshevës janë një prej pakicave kombëtare më të nënpërfaqësuara në rajon. Ndaj, mbështetja institucionale, diplomatike e financiare për Luginën sot, nuk është vetëm detyrë e patjetërsueshme kombëtare, por edhe veprim i domosdoshëm politik. Puna për ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës, shënon një momentum të ri politik në përpjekjet tona për të lartësuar pozicionin e për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Deri më sot, kemi bërë më shumë se kurdoherë më parë për Luginën. Ky është thjesht një fakt shumë i dukshëm. E, të ndërgjegjshëm se mbetet ende shumë për të bërë, shpejt vijmë edhe me disa masa të tjera në mbështetje të Luginës së Preshevës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj mbledhja e perbashket shiperi kosove gent cakaj mbledhja e perbashket shiperi kosove

Sondazh

Poll