Politike

Hoti me dorë në zemër, Rama që kruan kokën, çfarë nuk u pa nga mbledhja Shqipëri-Kosovë, fotoja ku zonjat socialiste sh

2 Tetor 2020, 16:55 Nga DOSJA
Hoti me dorë në zemër, Rama që kruan kokën,

TIRANË– Fotot e mëposhtme janë një përmbledhje nga takimi Shqipëri-Kosovë që u mbajt paraditen e sotme tek Pallati i Kongreseve. Siç shihet, Avdullah Hoti në një moment është me dorë në zemër, ndërsa kryeministri shfaqet duke ‘kruajtur kokën’.

Në një tjetër foto, zonjat e Partisë Socialiste janë të rreshtuara, teksa qeshin të gjitha me njëra-tjetrën. Ajo që bie në sy nga veshjet është se shumica janë me të zezë. Ndërsa sfondin e kanë thyer Ministrja e Financave Anila Denaj dhe Elisa Spiropali. E para e veshur me blu saks, ndërsa zonja Spiropali me një kostum në ngjyrat e tokës.

Paraditen e sotme, për më shumë se dy orë është zhvilluar takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u nënshkruan 14 marrëveshje mes të cilave: dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Shqipëri për Kosovën.

Ndërkohë që u bë më dije se po përgatitet një takim i ngjashëm në nivel lokal. Gjatë mbledhjes palët adresuan problemet e përbashkëta dhe akuzat politike. Në fund gjithçka u mbyll me një foto!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali mbledhje e perbashket shqiperi kosove elisa spiropali mbledhje e perbashket shqiperi kosove

Sondazh

Poll