Politike

DOKUMENTET/ Ndryshimet në regjistrin e Gjendjes Civile, PD padit në SPAK Lleshajn dhe Doracajn, Bardhi: Qëllimi i qeverisë i

2 Tetor 2020, 16:29 Nga DOSJA
DOKUMENTET/ Ndryshimet në regjistrin e Gjendjes Civile, PD padit në

TIRANË– Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK padinë ndaj Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtorit të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.

Në padinë e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion i kërkohet të sekuestrojë të dhënat kompjuterike, siç është Rregjistri Kombëtar i Gjendjes Civile për të vërtetuar, sipas PD-së, ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit dhe, për rrjedhojë, të pengojë qyetarët të votojnë, përmes ndryshimit të vendvotimit.

Bardhi pretendon që Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj, të hetohen për 3 vepra penale: fallsifikim i dokumenteve, shpërdorim i detyrës dhe shkelje e të drejtës së zgjedhjes.

Rastet e denoncuara nga shtetas të ndryshëm për një periudhë rreth 2 javore mbi ndryshimet e vendbanimeve, pa dijeninë e tyre, tregojnë për tentativat për të manipuluar listat e zgjedhësve shqiptarë nga personat përgjegjës, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”. Ligji për Gjendjen Covile dhe Kodi Zgjedhor janë shumë të qartë lidhur me këtë çështje. Ndërhyrja e drejtëpërdrejtë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile ndikon në procesin zgjedhor, duke ndryshuar menjëherë qendrat e votimit ku duhet të votojnë qytetarët shqiptarë. Sipas nenit 46 të Kodit Zgjedhor në fuqi, qendrat e votimit bazohen te kodi i vendbanimit. Duke iu referuar nenit 15 pika 3 i ligjit “ Për gjendjen civile”, vendbanimi ndryshohet vetëm me kërkesën e shtetasit,”– thuhet në padi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledar doracaj partia demokratike pd padit lleshajn dhe kreun e gjendjes civile sander lleshaj bledar doracaj partia demokratike pd padit lleshajn dhe kreun e gjendjes civile sander lleshaj

Sondazh

Poll