Politike

PS-ja lëshon pe, shkon në 1% pragu kombëtar, Gjiknuri sjell propozimin e ri: Herësi jo më i madh se 10 mijë vota! Manja: K

2 Tetor 2020, 13:53 Nga DOSJA
PS-ja lëshon pe, shkon në 1% pragu kombëtar, Gjiknuri sjell

TIRANË– Partia Socialiste ka lëshuar pe. Sot gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve është miratuar ndryshimi për pragun zgjedhor, nga 3% që propozoi fillimisht Partia Socialiste, shkoi në 1% në rang kombëtar.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes, Damian Gjiknuri prezantoi një propozim të ri për Kodin Zgjedhor. Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri ka prezantuar propozimin  e ri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjiknuri tha se me propozimin e ri mund të shmanget një anomali për vendet ku kishte vetëm një mandat dhe kanë vendosur një prag jo më shumë se 10 mijë vota, që kur konkurron me fanellën e ekipit politik ke dhe dividentitn e partisë.

“Partitë marrin përsipër kandidimin jo vetëm me njerëz, por me ekip. Jo më kot dhe kushtetuta jonë ka dhënë opsionin që zgjedhësi të votojë edhe për partinë edhe për kandidatin. Marrim një qark ku PS ka marrë 50 mijë vota, për votë parapëlqyese zgjedhësit kanë hedhur 10 mijë vota. Këto 10 mijë vota ndahen në 10 kandidatë, dhe më pas e merr mandatin një kandidat me 500 vota. Kjo hedh poshtë filozofinë tonë. Partitë duhet të ketë një përfaqim sa më të njëtrajtëjshëm të krahinave, backgraundeve të ndryshme. Në listën e Vlorës nuk do dilte kurrë një minoritar, në Shkodër kurrë një pukjan, kjo do të sillte margjinalizimin e votave. Nëse unë jam i 6, dhe janë 5 mandate, nëse dikush ka më pak se 10 mijë vota, atëherë unë automatikisht kaloj lart. Por një burrë nuk zëvendëson një grua, kjo është një detyrim kushtetues. Kemi reflektuar se mund të shmangim një anomali për vendet ku kishte vetëm një mandat dhe vumë një prag jo më shumë se 10 mijë vota, që kur konkurron me fanellën e ekipit tim politik ke dhe dividentin e partisë sime,”- tha Gjiknuri.

Më tej fjalën e mori Manja, i cili tha se kjo është një ‘shqyerje listash’.

Është shqyerje e listave, jo hapje 100%,”- tha Manja.

Por, për Myslim Murrizin, ky propozim i Partisë Socialiste, nuk i hap aspak listat. Murrizi shtoi se është arritur një dakordësi e fshehtë me opozitën jashtëparlamentare për këtë, sepse sipas tij kjo gjë nuk ka mundësi të ndodhë. Murrizi kërcënoi edhe me dërgimin e çështjes në Kushtetuese, nëse sipas tij, miratohen këto ndryshime të njëanshme.

Nëse do i miratoni këto ndryshimet e fundit, ju nuk hapni listat dhe nuk keni tagër që të ndryshoni Kushtetutën rregullat i përcakton ajo. Ju jeni në shkelje flagrante me Kushtetutën, sepse në çdo qark i keni mbyllur listat dhe ne kemi thënë jo më pak se 2/3. Ti mund të kesh kapiten Ronaldon, por t’i nuk ma përcakton dot mua formacionin tim. Ndaj formulën që t’i propozon, me prag 10 mijë është një gallatë që mund ta shesësh sit ë të dojë ty qejfi. Nuk ka është pak shtatzënë këtu, o është o nuk është fare.

Damiani i ka bërë këto arnime edhe me pjesën tjetër që bën shoë se s’ka asnjë propozim konkret, bëni cfarë të doni po shqiptarët kërkojnë listë të hapur 100%. Ky nen nuk i hap listat. Nëse do i qëndroni deri të hënën miratimit të njëanshëm do e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese,”- shtoi Murrizi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike amendamentet e ps per listat damian gjiknuri mbledhja tek ligjet 2 tetor 2020 myslim murrizi amendamentet e ps per listat damian gjiknuri mbledhja tek ligjet 2 tetor 2020 myslim murrizi

Sondazh

Poll