Aktualitet

U dërgua me urgjencë në spital/ Mes lotëve, naftëtari i Ballshit tregon se nuk mban mend asgjë: Kam dhimbje koke, tension,

2 Tetor 2020, 10:55 Nga DOSJA
U dërgua me urgjencë në spital/ Mes lotëve, naftëtari i

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë pavarësisht se gjendja shëndetësore e disa prej tyre nuk është dhe aq e mirë për momentin.

Aleksandër Mejdaj, naftëtari që mëngjesin e sotëm u largua nga ambientet e Uzinës, aty ku po zhvillohet greva për të shkuar në spital pasi nuk ndihej mirë është shprehur për ‘Report Tv’ se nuk mban mend çfarë ka ndodhur.

Nuk mbaj mend se çfarë ndjeva. Kam dhimbje koke, tension, më dhembin kyçet, shokët më sollën sot në mëngjes.”- është shprehur mes lotëve naftëtari i shtruar në spital.

Mjekja e qendrës shëndetësore ka deklaruar se gjendja e tij është e stabilizuar për momentin mirëpo nuk heq dhe mundësinë se ai mund të përkeqësohet.

Naftëtarët prej disa muajsh protestonin për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Tashmë ata kanë vijuar grevën e tyre të urisë në ambientet e Uzinës, prej së cilës presin reagim nga shteti për kërkesat që ata kanë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e naftetareve naftëtarët e ballshit greva e urise e naftetareve naftëtarët e ballshit

Sondazh

Poll