Aktualitet

Vrasja e Azem Hajdarit/ Izet Haxhia del para Gjykatës Penale, avokati: Duhet të dëshmojnë 18 persona, mes tyre edhe Berisha.

2 Tetor 2020, 06:13 Nga DOSJA
Vrasja e Azem Hajdarit/ Izet Haxhia del para Gjykatës Penale, avokati:

TIRANË- Sot në ambientet e Gjykatës Penale u zhvillua seanca e parë gjyqësore për Izet Haxhinë, një prej personave të akuzuar për vrasjen e liderit historik të Partisë Demokratike, Azem Hajdarin. Me procesin e sotëm ka rinisur nga e para procesi i gjykimit për atë që është cilësuar si vrasja e shekullit.

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka treguar se përveç ish- kryeministrit Sali Berisha e dy motrave Haklaj, për këtë vrasje do të dëshmojnë edhe 17 dëshmitarë të rinj. Por kërkesa e mbrojtjes dhe e Prokurorisë për dëshmitarët do të vendoset në seancën e radhës, që do të vendoset në seancën e 9 tetorit.

Sipas avokatit, Sali Berisha duhet të dëshmojë në këtë gjyq, pasi u njoftua nga mbesa për vrasësit e Azem Hajdarit një orë para ngjarjes së rëndë. Në dokumentin e paraqitur në Gjykatës ai shkruan se Berisha nuk njoftoi policinë për vrasësit, por urdhëroi Azem Hajdarin që të shkonte të sqarohej me ta.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998. Sipas Haxhisë, ai nuk ka pasur lidhje me atentatin, ndërsa i dënuar është edhe vëllai i tij, Ismeti. Dëshmitarët kanë pretenduar se ishte Haxhia personi që e nxiti deputetin Hajdati që të dilte jashtë selisë dhe të përballej me Fatmir Haklajn.

Ndërkohë, pak ditë më parë në emisionin “Opinion” ish- kryeministri Sali Berisha mohoi të ketë pasur një fletëthirrje për këtë gjyq.  Madje ai deklaroi se ata që vranë Azem Hajdarin zhdukën edhe fisin Haklaj. Ish-kryeministri theksoi më tej se ditën e krimit vrasësit e Azem Hajdarit zhvilluan një takim me Fatos Nanon.

(k.m;j.v;f.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rigjykohet izet haxhia vrasja e azem hajdarit rigjykohet izet haxhia vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll