Një pjesë e ‘Notre Dame’ i shpëton flakëve, zotimi i Macron: Do ta rindërtojmë të gjithë së bashku
16 Prill 2019, 06:54Nga DOSJA
FRANCË– Pas 9 orësh ankth, flakë dhe lutjesh, zjarri në Katedralen e Notre Dame-it është vënë nën kontroll. Fatmirësisht zjarrfikësit ia dolën që të shpëtonin një pjesë të 850 vjeçare franceze. Me gjithë zjarrin masiv, klerikët dhe zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë pjesë të madhe të thesareve të Katedrales, duke përfshirë shumë relike të krishtera. Zjarrfikësit gjithashtu shpëtuan dy kulla dhe disa këmbana. Presidenti Emmanuel Macron u zotua të rindërtonte Katedralen, duke premtuar se do të gjente talentin më të mirë ndërkombëtar për ta rikthyer atë si ishte më parë.
Violonçelisti Gautier Capuçon ka bërë homazhe me muzikë për katedralen e Notre-Dame në Paris që u përfshi dje nga flakët. Ai luajti një pjesë nga “Pas një ëndrre” nga Gabriel Fuare, një kompozitor francez i shekullit të 19-të.
Mbretëresha Elizabeth II i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit francez Emmanuel Macron pas zjarrit që përfshiu ditën e djeshme Katedralen e Notre Dame. Mbretëresha shprehej se ishte “thellësisht e pikëlluar” nga humbja dhe shprehte admirimin e sinqertë ndaj zjarrfikësve që luftuan për 9 orë me flakët.
Valérie Pécresse, presidenti i “Île-de-France” ka dhënë një deklaratë për shtyp. Pécresse u ka thënë gazetarëve se zjarri në katedralen e Notre Dame ishte një aksident.
Amatorë dhe protefesionistë kanë shprehur trishtimin e tyre, pas zjarrit që përfshiu katedralen e Notre-Dame. Shumica e krijimeve në rrjet kanë si referencë, romanin e Viktor Hygo dhe personazhin e tij, Kuazimodon, gungaçin e Notre-Dame.
Ditën e djeshme flakët nuk kanë kursyer as xhaminë Al-Aqsa Mosque në Jeruzalem, në të njëjtën kohë kur e gjithë bota ishte me sytë nga Parisi ku zjarri kishte përfshirë katedralen e Notre-Dame. Wafa, agjencia palestineze e lajmeve raporton se flakët kanë përfshirë edhe vendin ku besimtarët muslimanë kanë bërë faljet. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault ka premtuar 200 milion euro për restaurimin e katedrales Notre Dame në Paris, duke dyfishuar donacionin e burrit të Salma Hayek. Bernard Arnault, kreu i grupit të mallrave luksoze LVMH, menjëherë u bë dhuruesi më i madh pas një apeli të lancuar nga presidenti Emmanuel Macron
Prokuroria e Parisit ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit, që shkrumboi Katedralen e Parisit ditën e djeshme. Mësohet se janë marrë dëshmitë e disa prej punonjësve të cilët po punonin për rikonstruksionin e ndërtesës.
Mediat serbe kanë filluar teoritë konspirative të cilat bëjnë fajtore… Kosovën. Sipas mediave serbe, zjarri përfshiu Katedralen e famshme të Notre Dame vetëm gjashtë muaj në të u var edhe flamuri i Kosovës.
Miliarderi francez François-Henri Pinault ka premtuar se do të dhurojë plot 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales ‘Notre Dame’ të rrënuar nga zjarri.
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se duke filluar nga e marta, ai do të nisë një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për të rindërtuar katedralen e Notre Dame. Teksa vizitoi vendin e ngjarjes në mesantë, Macron e përshkroi zjarrin si një “tragjedi të tmerrshme”, por duke parë anën positive që fasada e katedrales dhe kullat kryesore nuk u rrëzuan gjatë zjarrit.
Për shkak të zjarrit të rënë në Katedralen e Notre Damit, copa hiri kanë rënë nga qielli mbi qytetarët e shumtë që qëndrojnë jashtë Katedrales kuriozë për atë që po ndodhte brenda ndërtesës.
Mirditë- Banorët e fshatrave të Mirditës ka firmosur një peticion pasi nuk duan që në këtë zonë të ndërtohen HEC-ve. Në fshatin Simon, banorët u bashkuan dhe f...
Tiranë- Në vend ende vijon ngërçi politik, pasi opozita ka bojkotuar parlamentin dhe nga tjetër PS-ja po bëhet gati për zgjedhjet e qershorit.Gazetari A...
Francë– Një ditë më parë u shkrumbua nga flakët katedralja e Notre Dame-it në Paris. U deshën 400 zjarrfikës për të shuar flakët por nuk mundën të shpëtonin kë...
Mbesa e Admir Muratajt ka shkruar për xhaxhain e saj, i cili u vra gjatë grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në aeroportin e Durrësit. Në shkrimin e saj, ajo...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Guma ka pasur një debat të ashpër me avokatin Spartak Ngjela, teksa po diskutonin lidhur me protestat e o...
TIRANË- Disa ditë më parë ministrja e Arsimit, Besa Shahini pezulloi nga detyra rektorin e UT-së, Mynyr Konin, duke pritur edhe shkarkimin nga presidenti ...
VLORË- Ditën e nesërme Ritvan Zykaj, personi që vrau 8 persona do të dalë para trupës gjykuese.Në këtë seancë do të bëhet dëgjimi i dëshmitarëve, edhe pse ...
TIRANË- Familjarët e Nertil Pëllumbit, djalit të aksidentuar nga gazetarja Mira Kazhani kanë mbërritur në spital.Gjatë vizitës së tyre në spitalin e Traumë...
SHBA– Disa ditë më parë grekët që jetojnë në Boston të SHBA-së festuan me parrulla raciste dhe antishqiptare festën e tyre të pavarësisë. (Shiko këtu)Ndër parru...
TIRANË- Ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar për punimet që po bëhen në Qafën e Pazarit, në qytetin e gurtë, Gjirokastër, pasi disa pjesë të...