Aktualitet

100 mijë € për ‘kokën’ e dy miqve/ Erion Alibej njihet dhe si Agim Shurbi, i penduari i drejtësisë rrëfen gjithçka

1 Tetor 2020, 16:25 Nga DOSJA
100 mijë € për ‘kokën’ e dy miqve/ Erion Alibej

TIRANË– Erion Alibej, i arrestuari për vrasjet e dy miqve në Elbasan, Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj, ka paguar 100 mijë euro për ‘kokën’ e tyre. Në dëshminë e Euglent Halilit, personi që masakroi me thikë Regis Runajn, lexohet se është Alibej, ai që ka dhënë urdhërin për këto dy ekzekutime.

Halili, që tashmë është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, ka treguar para hetuesve se nga bisedat që ka zhvilluar me bashkëpuntorin në vrasje, Xhuljano Hoxha, ky i fundit i ka treguar se do merrnin 100 mijë euro, për të kryer vrasjen e Ramazanit dhe Runajt, të dy personazhe që njihen në Elbasan, si shpërndarës dhe konsumatorë kokaine.

Gazetari Elton Qyno shkruan se deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria e Elbasanit nuk ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë, një sasi të tillë eurosh por është e bindur se vrasja e dy të rinjve në Elbasan, është kryer nga vetë shokët e tyre, për qëllime përfitimi.

Sipas Qynos, dëmshmitari i mbrojtur Euglen Halili, ka treguar se Alibej njihet ndryshe dhe me emrin Agim Shurbi. Ky personazh mësohet se që prej muajit, Maj 2020 është marrë i pandehur për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armë e municioneve”, por çuditërisht gjatë kësaj kohe ka qënë i lirë, mandje duke pasur mundësi dhe të organizojë vrasjet.

Lirimi i tij është kryer nga gjykata e Elbasanit në muajin Shkurt 2020, ndërkohë vetë Alibej alias Agim Shurbi, ishte ndaluar në janar të vitit 2019. Ai ka qëndruar vetëm 1 vit në burg, pasi në 17 shkurt është liruar nga qelia duke u lënë në masën e “arrestit shtëpiak”. Por kjo masë sigurimi, duket se nuk e ka paguar aspak Erjon Alibej të përfshihet në ngjarjet kriminale, ku së fundmi akuzohet nga prokuroria si financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit (Ilit ose Rramamit) me 5 plumba dhe shokut të tij Regis Runaj me 27 goditje thike.

Ngjarja për të cilën Alibej alias Agim Shurbi është marrë i pandehur për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”, ka ndodhur në vitin 2018 në Elbasan, ku Alibej ka qëlluar plot 3 herë me pistoletë në drejtim të Xhon Rustës. Rusta është plagosur lehtë me dy plumba në vithe dhe një që e ka prekur në bark. Shkak i kësaj përplasje me armë ka qënë se Xhon Rusta, e ka parakaluar me makinën tip “Audi”, Enea Alibejn.

Erion Alibej u vu në pranga më 18 shtator. Përveçse ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Alibej dyshohet se ka marrë pjesë edhe në atentatin ndaj Bujar Çelës.

Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në Bradashesh, më 29 dhjetor të vitit 2018. Ai ka edhe një të shkuar në fushën e narkotikëve, pasi në vitin 2013 është arrestuar në Itali. Erion Alibej njihet ndryshe edhe si Andrea Alibej apo Erion Dylgjeri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim shurbi erion alibej euglen halili xhon rusta xhuljano hoxha agim shurbi erion alibej euglen halili xhon rusta xhuljano hoxha

Sondazh

Poll