388 viktima në total/ Vetëm një pacient humbi jetën gjatë 24 orëve të fundit, rekord të shëruarish, 157 persona rezultu
1 Tetor 2020, 14:40Nga DOSJA
TIRANË– 388 viktima, 5341 të infektuar aktivë dhe 8077 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve ka ndërruar jetë vetëm një person i infektuar me Covid-19, duke shënuar një ulje në viktima. Një 66-vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese nuk ia ka dalë dot mbanë që t’i mbijetojë koronavirusit, duke bërë që numri i viktimave në Shqipëri të shkojë në 288.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer mbi 1 mijë testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në: 75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Sipas saj Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Duke apeluar për vigjilencë të shtuar në çdo ambient, të mbani maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet bizneseve që hapen sot:
Restorantet dhe baret në ambiente të mbyllura duhet të funksionojnë vetëm sipas protokolleve të sigurisë, të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo subjekt. Task-Forca e inspektimit të protokolleve anti-Covid, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Një kujtesë për qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes. Në rast dyshimi se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe të telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (1 Tetor 2020) Testime totale 89053 Raste pozitive 13806
Raste të shëruara 8077 Raste Aktive 5341 Humbje jete 388 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2). Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2631 Durrës 582 Shkodër 391 Elbasan 299 Lezhë 291 Korçë 251 Fier 247 Vlorë 194 Kukës 149 Berat 116 Dibër 111 Gjirokastër 79
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– Gjykata e Beratit ka lënë edhe për 20 ditë të tjera në burg inxhinierin e pyjeve Karafil Breguu, i cili u vu në pranga më 28 Gusht, një ditë pasi n...
TIRANË– Ekspertja e Inspektoratit Shëndetësor Publik, Eugena Tomini, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për ecurinë e vitit të ri shkollë në kohë...
TIRANË– Tetë persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve në Tiranë. Sipas njoftimit nga Policia e Tiranës, të arrestuarit me inicialet, B. P., 24 vje&...
TIRANË– Një 27-vjeçar me inicialet A. G. është vënë në pranga pasi akuzohet për veprat penale ‘Mosbindje e punonjësit të policisë’, ‘Kundërshtim i p...
Ekspertja e Inspektoratit Shëndetësor Publik, Eugena Tomini, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për ecurinë e vitit të ri shkollë në kohën e pandemisë së ko...
TIRANË– Nesër në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për vrasjen e ish-deputetët të Partisë Demokratike, Azem H...
Aktualitet 1 Tetor 2020, 12:19
TIRANE– Klevis Balloku, 31 vjeçari i cili përplasi ditën e sotme efektivin e policisë në aksin Fushë Krujë-Laç nuk është i panjohur për forcat blu...
TIRANE– OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Bektash Ukes, banues në Dibër, Huzri Torba banues në Dibër, Kres...
FUSHE KRUJE– Një makinë ka përplasur efektivin e policisë në aksin Fushë Krujë-Laç. Ky aksident ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit nuk iu është bindur ur...
BURREL– Nis gërmimet për eshtrat e të zhdukurve gjatë periudhës së komunizmit në zonën e njohur si “Qershia” pranë burgut të Burrelit. Gërmimet në terren po udh...