Aktualitet

Punonjësi ra nga pema dhe humbi jetën, Gjykata e Beratit lë në burg edhe për 20 ditë të tjera inxhinierin e pyjeve

1 Tetor 2020, 14:36 Nga DOSJA
Punonjësi ra nga pema dhe humbi jetën, Gjykata e Beratit lë

BERAT– Gjykata e Beratit ka lënë edhe për 20 ditë të tjera në burg inxhinierin e pyjeve Karafil Breguu, i cili u vu në pranga më 28 Gusht, një ditë pasi një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë ra nga pema dhe gjeti vdekjen.

Trupi gjykues me në krye Klejda Çapjan, vendosi që ta shtyjë edhe 20-ditë masën e sigurisë “arrest në burg” për Bregun, deri në plotësimin e të gjitha veprimeve hetimore për inxhinierin e pyjeve në Bashkinë Berat, i cili akuzohet se nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtorët si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës kur u rrëzua punonjësi Shkëlqim Metkaj.

Avokati i Bregut kërkoi caktimin e një mase më lehtësuese, duke u shprehur se klienti i tij është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe se nuk ka qenë në punë ditën kur ndodhi ngjarja sepse kishte simptoma të Covid-19, por ky argument nuk u mor parasysh nga Gjykata.

Karafil Bregu u arrestua më 29 gusht. Ai akuzohet se nuk mori masat për mbrojtjen e ejtës së punëtorit, që humbi jetën tragjikisht. Punëtori i bashkisë, Shkëlqim Metkaj, 46 vjeç, humbi jetën pasi po priste një lis. Metkaj ra në bregun e Osumit, nga një lartësi e konsiderueshme. Skena e rëndë u pa nga kalimtarë të shumtë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet karafil bregu. shkëlqim metkaj vdes punonjesi i bashkise berat karafil bregu. shkëlqim metkaj vdes punonjesi i bashkise berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Tetor 2020, 12:19

TIRANE– Klevis Balloku, 31 vjeçari i cili përplasi ditën e sotme efektivin e policisë në aksin Fushë Krujë-Laç nuk është i panjohur për forcat blu...