Aktualitet

U arrestua se mbante flamurin shqiptar në dorë/ Flet Irfan Domnori, pasi Mali i Zi lejoi përdorimin e simboleve kombëtare: E

1 Tetor 2020, 16:17 Nga DOSJA
U arrestua se mbante flamurin shqiptar në dorë/ Flet Irfan Domnori,

TIRANË– Maratonomaku shkodran, Irfan Domnori, i cili është arrestuar nga autoritet malazeze se mbante flamurin kombëtar shqiptar në dorë është shprehur së fundmi për emisionin “Shqipëria Live”, se është shumë i lumtur që tashmë Mali i Zi ka marrë vendimin që shqiptarët të përdorin simbolet kombëtare.

Po ashtu ai thotë se flamuri kombëtar shqiptar duhet të valëvitet në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë, pasi është një simbol i tyre.

“Emocione të papërshkrueshme, flamuri ynë kombëtar duhet të valëvitet në të gjitha trojet shqiptare. Ka pasur arrestime, vrasje, internime nga vëllezërit tonë”, shprehet Domnori.

Më 16 nëntor të vitit të kaluar  pas Festës së Gështenjave në Krajë, ai u dënua me 300 euro dhe 60 ditë ndalese të kalimit të kufirit Shqipëri Mali i Zi nga autoritetet malazeze, sepse në dore mbante flamurin kombëtar. Ndërsa më 27 dhjetor ai u arrestua gjatë kalimit të kufirit duke shkuar në Ulqin sepse përsëri mbante flamurin kuq e zi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet irfan domnori mal i zi irfan domnori mal i zi

Sondazh

Poll