Aktualitet

Arrestohen tetë persona në Tiranë, mes tyre dhe dy të shpallurit në kërkim kombëtar, të dënuar me burg për trafik drog

1 Tetor 2020, 14:26 Nga DOSJA
Arrestohen tetë persona në Tiranë, mes tyre dhe dy të

TIRANË– Tetë persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve në Tiranë. Sipas njoftimit nga Policia e Tiranës, të arrestuarit me inicialet, B. P., 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Dy të tjerët, me inicialet R. K., 19 vjeç dhe R. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse. Bashkë me ta janë arrestuar edhe dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar. Konkretisht, personi me inicialet A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërsa, personi me inicialet A. A., 26 vjeç, është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë Tiranë. Kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.Në pranga dhe 6 drejtues mjetesh. Forca e Posaçme “Shigjetat”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka lokalizuar dhe kapur shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: B. P., 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. R. K., 19 vjeç dhe R. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tete persona ne tirane tirane arrestohen tete persona ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Tetor 2020, 12:19

TIRANE– Klevis Balloku, 31 vjeçari i cili përplasi ditën e sotme efektivin e policisë në aksin Fushë Krujë-Laç nuk është i panjohur për forcat blu...