Aktualitet

Aksidenti me helikopter i Gramoz Pashkos, mjeku Gent Stroni kujton kardiologun që ndërroi jetë: Familja e doktorit që vdiq m

1 Tetor 2020, 14:50 Nga DOSJA
Aksidenti me helikopter i Gramoz Pashkos, mjeku Gent Stroni kujton kardiologun

TIRANË– Mjeku i spitalit Infektiv, Gent Stroni, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”, ka kujtuar mjekun që ndërroi jetë në aksidentin që u përfshi ish-deputeti i PD-së, Gramoz Pashko.

Në fjalën e tij, mjeku Stroni tha se që nga viti 2006 kur ndodhi aksidenti dhe sot, familja e tij ende nuk përfiton asgjë edhe pse kardiologu Aleksandër Baloi ndërroi jetë në krye të detyrës.

Ju e njihni Gramoz Pashkon. Ndërroi jetë sepse ra helikopteri që po shkonte në Itali ra, brenda ishte dhe personeli shëndetësor. Nuk është rasti i vetëm. Edhe në pjesën e Dhërmiut. Pra janë të shumtë rastet. Problemi qëndron, më thoni mua emrin e mjekut që humbi jetën me Gramoz Pashkon. E dini ju? Jo nuk e dini, madje dhe një pjesë e mirë e bluzave të bardha. Ka lënë prapa një familje, ai ishte moshë e re. Familja ka ndërprerë të ardhurat financiare. Ende sot e kësaj dite familja e tij nuk përfiton asgjë. A i vihet emri dëshmor a hero, këtë le ta mendojë presidentin. Mos harroni që mjekët janë të rrezikuar nga sëmundjet e tjera. Një kardiokirurg mund të ç’pohet gjatë opearacionit, kjo age e infektuar me HIV apo me hepatit mund të shkaktojë probleme,”- tha Stroni. 

Shikoni minutën e 10

Në momentin e aksidentit në helikopter ndodheshin pilotët Vangjel Çondi dhe Demush Heba, inxhinieri Qemal Koni, mjeku reanimator Aleksandër Baloi, i plagosuri rëndë Gramoz Pashko, dhe djali i tij 24-vjeçar, Ruben.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti i gramoz pashkos aleksandër baloi gent stroni gramoz pashko aksidenti i gramoz pashkos aleksandër baloi gent stroni gramoz pashko

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Tetor 2020, 12:19

TIRANE– Klevis Balloku, 31 vjeçari i cili përplasi ditën e sotme efektivin e policisë në aksin Fushë Krujë-Laç nuk është i panjohur për forcat blu...