Aktualitet

Vendimi për të lejuar simbolet në Malin e Zi, gazetari jep detaje si do jetë himni i shqiptarëve

1 Tetor 2020, 10:26 Nga DOSJA
Vendimi për të lejuar simbolet në Malin e Zi, gazetari jep detaje

TIRANE– Gazetari Marash Dedukaj ka deklaruar se shqiptarët në Malin e Zi do të kenë mundësinë të përdorin himnin kombëtar. Ai ka sqaruar se ky himn do të ketë melodinë e himnit të Malit të Zi, por teksti do të jetë i përgatitur nga shqiptarë.

“Teksti do jetë ai që do e dërgojmë ne. Ne nuk do të prekim tekstin e tyre, as ato tonin. Do u dërgojmë variantin e tekstit tonë. E njëjta muzikë, por teksti do ndryshojnë”, tha Dedvukaj.

Ai ka theksuar se vendimi i qeverisë malazeze është pritur mjaft mirë nga shqiptarët, të cilët deri pak ditë më parë janë dënuar nga gjykata për përdorimin e simboleve kombëtare.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet himni kombetar ne mal te zi mali i zi himni kombetar ne mal te zi mali i zi

Sondazh

Poll