Aktualitet

E kishte kthyer banesën në pikë shitjeje droge/ Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, i sekuestrohen 4 kg kanabis

1 Tetor 2020, 08:28 Nga DOSJA
E kishte kthyer banesën në pikë shitjeje droge/ Arrestohet

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 32-vjeçarin me iniciale D.D, pasi trafikonte lëndë narkotike në kryeqytet. Uniformat blu bëjnë me dije se në banesën e 32-vjeçarit,në rrugën “Bill Klinton” në Tiranë janë gjetur 4 kg kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni policor i koduar “Collaboration 2”.

Vihet në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike.

Sekuestrohen një sasi dozash me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 automjet dhe 1 aparat celular. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Collaboration 2”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve janë siguruar informacione në rrugë operative se në një banesë në rrugën “Bill Klinton”, kishte një sasi lënde narkotike të llojit kanabis dhe personat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Bill Klinton”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. D., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 4 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore .

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32-vjeçari në tiranë arrestohet 32-vjeçari në tiranë

Sondazh

Poll