Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit në ditën e katërt të grevës së urisë/ Nuk pranojnë ndihmën e mjekëve, përkeqësohet gjendja e

1 Tetor 2020, 08:26 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit në ditën e katërt të

BALLSH- Naftëtarët e Ballshit hyjnë sot në ditën e katërt të grevës së tyre të urisë. Në nisje të grevës ishin vetëm 10 naftëtarë, mirëpo një prej tyre u detyrua të largohej ditën e djeshme pasi nuk ndihej mirë. Ndërkohë gjendja shëndetësore e naftëtarëve të tjerë sa vjen dhe rëndohet. Këtë e kanë treguar vetë naftëtarët për mediat ku shprehen se kanë dhimbje koke, këputje, lodhje fizike e se po ushqehen vetëm me ujë dhe sheqer.

Madje një prej naftëtarëve ka treguar se i merret fryma dhe ndjen dhimbje të gjunjëve dhe këmbëve.

“Sa vjen dhe rëndohem. Më merret fryma në gjoks, ndjej një si helm, dhimbje të këmbëve, gjunjëve, ja shtrirë. Derisa të vdesim këtu jemi. Çfarë do bëj në shtëpi unë? S’kam ti çoj bukë kalamajve. S’ka tjetër rrugë. I kam humbur shpresat.”, u shpreh.

Ndërsa, reu i sindikatës, Sokol Dautaj është shprehur se ata kanë hyrë në grevë për të vdekur dhe jo për t’u mjekuar. Po kështu ata kanë refuzuar edhe mjekët, të cilët shkuan për t’i kuruar.

Naftëtarët prej disa muajsh protestonin për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

(A.B.J.V)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll