Aktualitet

Efektivi i policisë në Shkodër rëndë me Covid-19, familjarët ‘bëhen bashkë’, e nisin drejt Turqisë për kurim

1 Tetor 2020, 09:29 Nga DOSJA
Efektivi i policisë në Shkodër rëndë me Covid-19,

SHKODËR– Efektivi i policisë kufitare në Shkodër, njëkohësisht edhe shofer i drejtorit të Policisë së Shkodrës Hydajet Nehani, i cili është infektuar nga pandemia e koronavirusit është nisur për t’u kuruar në Turqi. 

I infektuari, Jani Nehani po trajtohej në spitalin COVID-19 në Tiranë, por gjendja e tij është përkeqësuar, kështu që të afërmit e tij kanë mbledhur të ardhura dhe kanë vendosur që ta dërgojnë jashtë për ta kuruar. 

Për t’u kuruar në Turqi është dërguar edhe shefi i spitalit francez në QSUT,  Besim Boçi, ndërsa para tyre janë kuruar edhe deputeti Enver Roshi dhe sipërmarrësja, Vilma Nushi. Të gjithë janë dërguar në gjendje të keqe por ia kanë dalë që të mundin pandeminë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jani nehani jani nehani ne turqi jani nehani jani nehani ne turqi

Sondazh

Poll