Aktualitet

“Sa vjen dhe rëndohem, më merret fryma”/ Përkeqësohet gjendja e naftëtarit në Ballsh: Do vdes këtu, s’kam t’ju ç

1 Tetor 2020, 10:02 Nga DOSJA
“Sa vjen dhe rëndohem, më merret fryma”/

BALLSH-Naftëtarët e Ballsht janë sot në ditën e katërt të grevës së urisë. Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë të qëndrojnë në grevë urie, derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre. Naftëtarët tregojnë se janë të mbytur në borxhe dhe disa prej tyre janë edhe të sëmurë.

”Do të vazhdojmë, se një problem kemi, ekonomik. Deri në orën e fundit. Derisa të marrim zgjidhje. S’ka kthim pas. S’kemi arsye të tjera, jemi nga ana ekonomike zero. Ndaj, kemi fëmijët në shkollë. Jemi dhe pa bukë. Jemi krimbur në borxhe. Të sëmurë jemi. Nuk shkojmë të vizitohemi sepse s’kemi lekë për ilaçe. Na premtuan për 7 paga që të linim grevën e urisë. Jo vetëm nuk na i dhanë, na hoqën dhe nga puna.”– tha një naftëtar.

Ndërsa një naftëtar tjetër tregoi se sa vjen dhe gjendja e tij shëndetësore rëndohet.

“Sa vjen dhe rëndohem. Më merret fryma në gjoks, ndjej një si helm, dhimbje të këmbëve, gjunjëve, ja shtrirë. Derisa të vdesim këtu jemi. Çfarë do bëj në shtëpi unë? S’kam ti çoj bukë kalamajve. S’ka tjetër rrugë. I kam humbur shpresat.”- tha një grevist tjetër.

Naftëtarët e kanë protestuar edhe më herët. Ata kërkojnë rifillimin e punës dhe pagat e prapambetura, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne proteste naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll