Aktualitet

Kush janë dy trafikantët që Artan Shkëmbi i njoftoi se po hetoheshin nga Gjermania (EMRAT)

1 Tetor 2020, 08:07 Nga DOSJA
Kush janë dy trafikantët që Artan Shkëmbi i njoftoi se po

TIRANË-Detaje të reja kanë dalë nga hetimi ndaj Artan Shkëmbit, ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit. Mësohet se teksa hetuesit gjermanë po hetonin dy trafikantët, Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj, këta të fundit janë lajmëruar nga Artan Shkëmbi për këto hetime.

Sipas hetuesve gjermanë aktiviteti dekonspirues ka zgjatur vetëm një muaj. Po kështu ishin partnerët gjermanë ata që përcollën informacion për Shkëmbin dhe më pas nisën edhe hetimet në Shqipëri.

Ndërkohë, sot Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën pezullim nga detyra për Artan Shkëmbin. Mbi të rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje sekreti”. Ai akuzohet nga shërbimet gjermane se ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë informacione sekrete për dy trafikantët e mësipërm. Ndërkohë, bashkë me të nën hetim janë edhe dy oficerë të tjerë, të cilat dyshohet se kanë bashkëpunuar me Shkëmbin.  Ky i fundit vetë ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohet artan shkembi seanca në gjkko për artan shkëmbin pezullohet artan shkembi seanca në gjkko për artan shkëmbin

Sondazh

Poll