Aktualitet

Vendimi për ish-gjyqtaren Margjeka, avokatët e shqetësuar: Po burgoset pa çerek prove, SPAK dhe GJKKO aplikojnë sistemin in

1 Tetor 2020, 09:51 Nga DOSJA
Vendimi për ish-gjyqtaren Margjeka, avokatët e shqetësuar: Po

TIRANË– Avokatët e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka kanë pretenduar pafajësinë e klientes së tyre pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për ta lënë në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për korrupsion. Avokatët Ilia Ilia dhe Genc Gjokutaj para kamerave janë shprehur se Prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim dhe e ka marrë vetëm informacionet që i ka ofruar Policia e Shtetit. Ata u shprehën të shqetësuar për apelimin e vendimit, pasi Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë jashtë funksionit. 


Një gjyqtar burgoset pa çerek prove. Ne nuk dime të themi se kur do të gjykohet. Ju e dini se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë të zhbëra dhe nuk do të jepet drejtësi. Në të gjitha fashikujt nuk ka asnjë provë, direkte dhe indirekte, janë subjekte të veprës penale. Kjo ndërtesë (SPAK DHE GJKKO) këtu mbrapa ka bërë indietro po aplikojnë sistemin inkuizitor,“-u shprehën avokatët e gjyqtares. 

Paraditen e sotme ish-gjyqtarja e Durrësit dhe Apelit Korçë, Mimoza Margjeka ka dalë e revoltuar nga GJKKO pasi u la nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Margjeka u shpreh se gjyqi i saj është politik dhe sulmoi sistemin gjyqësor, Partinë Socialiste dhe Policinë e Shtetit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc gjokutaj gjyqi per mimoza margjeken ilia ilia mimoza margjeka genc gjokutaj gjyqi per mimoza margjeken ilia ilia mimoza margjeka

Sondazh

Poll