Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Në ‘sitë’ pikat e serviseve dhe bizneseve të reklamave, si u përdor shina e trenit

15 Prill 2019, 14:44 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Në ‘sitë’ pikat e serviseve dhe

TIRANË- Dhe pse ka kaluar një javë nga grabitja e Riansit, ku u vodhën 10 milionë euro, Policia nuk ka ende emra autorësh lidhur me këtë ngjarje.

Ndërsa, e vetmja provë e fortë për ti çuar drejt autorëve të tjerë të ngjarjes, është makina e djegur në fshatin Dritas, e cila i është nënshtruar ekspertizës në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Por sipas ekspertizës biologjike nuk është gjetur asnjë gjurmë biologjike e rëndësishme. E vetmja provë e hetuesve tashmë e mbetur është furgoni me mbishkrimin Hetimi Tatimor, që u gjend i djegur jo shumë km larg vendngjarjes.

Policia ka nisur krehjen e serviseve të makinave, për të mësuar se në cilin prej tyre mund të jetë modifikuar shasia.

E cila sipas grupit hetimor i ishte vendosur një shinë treni më qëllim për të mundësuar lëvizjen e blokut të telefonit në hyrje të aeroportoz.

Një tjetër krehje që po i bëhet zonës është edhe në disa biznese private të reklamave, ku mund të jenë printuar logo Hetimi Tatimor, si edhe po kërkohet informacion se ku është porositur maska që Admir Murataj përdori gjatë grabitjes së 9 prillit, ku mbeti edhe i vrarë.

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta më 9 prill. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas policia e shtetit grabitja ne rinas policia e shtetit

Sondazh

Poll