Bota

Trishtim në mbarë botën, katedralja e Notre Dame shkrumbohet nga zjarri, zemra e kombit francez humb kupolën

15 Prill 2019, 17:15 Nga DOSJA
Trishtim në mbarë botën, katedralja e Notre Dame shkrumbohet nga

FRANCË- Shkrumbohet nga flakët simboli i Parisit! Pasditen e sotme, Katedralaja e Notre Dame-it u përfshi nga flakët. Mendohet se zjarri ka nisur nga një papafingo e katedrales, megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit. Ajo që ra e para ishte kupola e katedrales, e cila shtoi edhe më shumë flakët. Kupola e katedrales ishte 93 metra e lartë dhe konsiderohej ndryshe si simboli i qytetit të Parisit. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe disa helikopterë që po fluturojnë mbi zonë dhe ende po merren me shuarjen e zjarrit. Presidenti Emmanuel Macron e ka quajtur të trishtë djegien e Katedrales. Reagime ka pasur edhe nga Rama dhe Trump. Katedralja, një monument emblematik i Parisit e ndërtuar midis viteve 1163 dhe 1345, tërheq rreth 13 milionë vizitorë çdo vit. Kohët e fundit, Katedraleja po i nënshtrohej një rikonstruksioni që kushton 11 milionë dollarë ndërsa punimet e rinovimit pritet të përfundojnë rreth vitit 2022. 

[sgallery url=”https://dosja.al/katedralja-e-notre-dame-perfshihet-nga-flaket/”]

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ora 22:25- Ministria e Brendshme: Zjarrfikësit mund të mos e shpëtojnë dot Notre Dame

Zjarri në Notre Dame, reagon Ministria e Brendshme franceze. Ministria e Brendshme shprehet se zjarrfikësit mund të mos e shpëtojnë dot Notre Dame.

Ora 21:21 – Kjo është historia e katedrales Notre Dame

Katedralja e ndërtuar për një shekull, ‘Notre Dame’ u përfshi sot nga flakët duke i lënë në mosbesim sytë e të gjithëve që një monument i kësaj magnitude po shkatërrohej në sytë e të gjithë adhuruesve të arketekturës gotike.

Ora 20:23- Rrëzohet kupola e përfshirë nga flakët 

Ora 19:51- Presidenti Macron anulon vizitën jashtë vendit: I trishtuar teksa e shoh të digjet

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka anuluar një vizitë jashtë vendit për shkak të zjarrit të tmerrshëm që ka përfshirë katedralen e Notre Dame. Me anë të një postimi në Facebook, Macron shkruan se ishte i trishtuar nga djegia e një historie. 

Ora 19:19- Trump jep ‘mend’ nga Amerika: Fikeni zjarrin me helikopter, veproni shpejt!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shprehur keqardhjen për shkrumbimin e Katedrales së Notre Dame-it në Paris. Edhe pse mijëra kilometra larg, Trump ka menduar që të këshillojë miqtë në mënyrat se si duhet ta fikin zjarrin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump emmanuel macron shkrumbohet notre dame donald trump emmanuel macron shkrumbohet notre dame

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2019, 17:32

Katedralja e Notre-Dame përfshihet nga flakët

Katedralja e Notre-Dame është përfshirë nga flakët. Sipas mediave vendase, zjarri mund të ketë lidhje me rinovimet që po i bëhen ndërtesës.Mendohet se zjarri ka...

Bota 15 Prill 2019, 14:27

Tre luanë jasnë shpëtuar nga kopështi zoologjik i Fierit në Shqipëri, ku media britanike DailyMail e përshkruan si kopështin zoologjik ‘më të keq në Europë’.Tre...