‘Eksodi 99’/ Përkujtohet në Mitrovicë 20 vjetori i tragjedisë, si i hapi dyert Kukësi për vëllezërit nga Kosova
KOSOVË- Me moton “Përkujtojmë tragjedinë – Festojmë lirinë”, sot në Mitrovicë u shënua 20-vjetori i eksodit.
Kryetari i bashkisë, së Kukësit Bashkim Shehu mori pjesë në nisjen e manifestimit përkujtimor “Eksod ’99” në Mitrovicë, aktivitet i përbashkët me komunën e Mitrovicës në kuadër të 20 vjetorit të eksodit.
Në fjalën e rastit kryetari Shehu tha se 20 vite më parë Kukësi bëri një sakrificë të madhe për vëllezërit nga Kosova, duke i hapur dyert e duke i sistemuar në shtëpitë e tyre, pavarësisht gjendjes së vështirë ekonomike, në të cilën ndodheshin.
“20 vite me parë, Kukësi bëri detyrën në pritjen e madhe e bujare të vëllezerve të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre etnike. Sot jemi të vetëdijshem se ajo sakrificë e kontribut është kthyer në prosperitet e zhvillim të përbashket ekonomik, social, e kulturor drejt rrugës së integrimit europian. Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave e Shqipëria të ftesës për anëtarësim në BE. Dy shtetet e një kombi duhet të punojnë me shumë për integrimin e përbashkët dhe zhvilimin në të gjitha fushat. Sot Mitrovica është në qendër të vëmendjes kombëtare dhe bashkimi i saj është një obligim kombëtar, për të cilin urojmë të ndodhë sa më shpejt. Jam i privilegjuar që sot jam pikërisht në Mitrovicë, ku pas 20 vitesh situata ka ndryshuar dhe mund të themi se jemi në rrugë të mbarë e pa kthim prapa.” – përfundoi kryebashkiaku Shehu.
Vlerësime maksimale për pritjen vëllazerore dha edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili falenderoi banorët e Kukësit për atë çfare bënë në një kohë, kur Shqipëria në përgjithësi e kuksianet në veçanti kishin vështirësi të shumta ekonomike, e megjithatë arritën të përballojnë të paimagjinueshmen, me më shume se 500 mijë të shpërngulur.
“Kjo sakrifice nuk mund të harrohet asnjëherë, ndaj iu falenderojmë me gjithë zemër.”- u shpreh Bahtiri.
Kryetari i komunës se Mitrovicës, akordoi mirënjohje për bashkinë e Kukësit, për kontributin e dhënë gjatë luftës së vitit 1999. Gjate ceremonisë, të ftuarit ndoqën edhe një program artistik të përbashkët me artistët e Kosovës dhe rapsodët e Kukësit.
Ndërkohë, pritet që nesër të zhvillohet një koncert festiv në Kukës, në kuadër të 20-vjetorit të eksodit.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Grabitet me kallashnikov banka në Maqedoninë e Veriut, autorët marrin 100 mijë €
MAQEDONI E VERIUT- Një filial i bankës “Tutunska Banka” në Butel është grabitur paraditen e sotme. Sipas mediave fqinje, nga banka janë grabitur rreth 100 mijë ...
Komisioneri Hahn takim me Thaçin, përsërit ‘referenin’: Pezulloni tarifat ndaj mallrave serbe
BRUKSEL– Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn ka zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Has...
40 vjeçari hedh në gjyq prindërit e tij pasi ia shkatërruan koleksionin e pornografisë
Një amerikan do të hedhë në gjyq prindërit e tij pasi ata i shkatërruan koleksionin e filmave porno, për të cilën ai pretendon se ka një vlerë prej 29 000 dolla...
‘Dialogu me Serbinë’/ Thaçi: Marrëveshja e mundshme brenda 2019-ës, të ulemi me armiqtë e betuar
KOSOVË- Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet brenda vitit. Kështu është shprehur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën b...
Mes luksit me një pjatë me karavidhe, kjo është fotografia që solli arrestimin e Julian Assange
Kjo fotografi që ju shihni është fotoja që detyroi Ekuadorin të lëshonte Julian Assange. Fotoja tregon presidentin e Ekuadorit, Lenin Moreno duke ngrënë një pja...
Vrau brutalisht gruan se refuzoi të bënte seks, burri britanik gjendet i masakruar në burgun famëkeq
TAJLANDE- Smitham, 51 vjeç nga Anglia, në vitin 2018 vrau brutalisht bashkëshorten e tij 29-vjeçare në Tajlandë, pasi refuzoi të kryente marrëdhën...
Përdori për arsye personale makinën e shkollës, arrestohet pedagogia në Itali
Itali- Nga policia italiane është arrestuar Anna Rita Zappulla, 62 vjeç pasi përdori makinën e shkollës për arsye personale.Anna Rita Zappulla, u arrest...
‘Të ndërtojmë ura, jo mure’, muzikanti i famshëm klasik kundër idesë së Trump
SHBA-Një nga violinistët më të famshëm në botë që ka performuar për tetë presidentë amerikanë dhe ka marrë disa medalje të arta, ka mbajtur një koncert të titul...
Tenderat shqiptarë për rrugët, del bari nga asfalti në Kosovë
Kosovë- Në Klinë të Kosovës ka mbirë bari nga asfalti. Kjo ka ndodhur në Çabiç të Klinës. Sipas Gazetës Ekspress bimëve iu deshën më pak se pesë ...