Bota

40 vjeçari hedh në gjyq prindërit e tij pasi ia shkatërruan koleksionin e pornografisë

15 Prill 2019, 13:37 Nga DOSJA
40 vjeçari hedh në gjyq prindërit e tij pasi ia

Një amerikan do të hedhë në gjyq prindërit e tij pasi ata i shkatërruan koleksionin e filmave porno, për të cilën ai pretendon se ka një vlerë prej 29 000 dollarësh.

Prindërit e tij e pranojnë faktin që i kanë hedhur në kosh 12 kutitë me filma dhe revista, të cilat përfshinin tituj si ‘Frisky Business’ dhe ‘Big Bad Grannys’.

40 vjeçari nga Indiana u zhvendos në shtëpinë e tyre në Grand Haven, Michigan, në tetor në vitit 2016 pasi ai u divorcua.

Në dokumentat e gjykatës, ai tha se kur u zhvendos, 10 muaj më vonë ata ia sollën gjërat e tij tek shtëpia e re në Indiana, por koleksioni i tij i pornografisë mesa duket kishte humbur.

Çështja përfshin email-e të ndara mes babait dhe burrit të cilit nuk i dihet emri, në të cilat shkruhej:

Nëse kishe ndonjë problem me gjërat e mia, duhet të ma kishe bërë të qartë që në fillim dhe do kisha shkuar në një vend tjetër.

Ndërkaq, ti vendose të mos bësh zhurmë dhe të veprosh sipas mendjes tënde.

Ndërkohë babai i tij u përgjigj:

Besoje ose jo, një arsyeja pse i shkatërrova filmat e tu ishte për të mirën e shëndetit tënd mendor dhe emocional.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota djali hedh ne gjyq prinderit michigan porno pornografi shba usa djali hedh ne gjyq prinderit michigan porno pornografi shba usa

Sondazh

Poll