Bota

Komisioneri Hahn takim me Thaçin, përsërit ‘referenin’: Pezulloni tarifat ndaj mallrave serbe

15 Prill 2019, 13:50 Nga DOSJA
Komisioneri Hahn takim me Thaçin, përsërit

BRUKSEL– Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn ka zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Pas takimit në Twitter, Komisioneri shkruan se takimi me kreun e shtetit të Kosovës, ishte I fryshëm duke këmbëngulur në pezullimin e taksave ndaj mallrave serbe.

“Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të rinisë me shpejtësi pasi ka interes në stabilitetin dhe progresin rajonal. Unë përsërita qëndrimin e BE-së se tarifat e Kosovës ndaj mallrave Serbe duke të pezullohen,”-shkruan Hahn në Twitter.

Dialogu në Bruksel është ndërprerë nga pala serbe, e cila këmbëngul se nuk do të negociojë nëse Prishtina zyrtare nuk heq tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe, të vendosur në nëntor të vitit të kaluar.  Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kudërshtuar një tërheqje të mundshme deri në momentin kur Serbia ta njohë pavarsinë e Kosovës. Ndërkohë SHBA-ja dhe BE-ja i kanë bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që së paku të pezullojë tarifën për një periudhë 120 ditore, në mënyrë që t’i hapet rruga vazhdimit të dialogut.

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi hashim thaci johannes hahn tarifa ndaj mallrave serbe dialogu kosove-serbi hashim thaci johannes hahn tarifa ndaj mallrave serbe

Sondazh

Poll