Bota

15 Prill 2019, 14:27 Nga DOSJA

Tre luanë jasnë shpëtuar nga kopështi zoologjik i Fierit në Shqipëri, ku media britanike DailyMail e përshkruan si kopështin zoologjik ‘më të keq në Europë’.

Tre luanët, Zhaku 12 vjeçar dhe djemtë e tij, Bobi dhe Lenci jetonin në Fier në disa kafaze të cilat ishin vetëm disa metra katrorë dhe të pabanueshme për kafshët ekzotike.

Që prej tetorit ata mbahen në kopështin zoologjik të Tiranës pasi u liruan nga qyteti i Fierit ku mbaheshin në kushte skandaloze.

Një veteriner i përshkroi kafazet e vogla, të pisëta dhe sipas tij ishin kafazet më të këqija që kishte parë ndonjëherë në Europë.

Pronari mohoi mizorinë, por pas leximit të gjendjes së kafshëve në Mail Online, ministri i turizmit i Shqipërisë urdhëroi policinë të shpëtojë luanët së bashku me dhjetë kafshë të tjera, duke përfshirë një ari dhe dre.

Kafshëve e tjera u janë gjetur shtëpi të reja, por luanët janë ende të mbërthyer në Tiranë, kopësht i cili ka një reuputacion të keq mesa duket edhe në Europë.

Agjensia ndërkombëtare për bamirësinë e kafshëve, Four Paws, e cila realizoi shpëtimin tetorin e kaluar, i është dashur të braktisë dy përpjekje për të nxjerrë luanët nga Shqipëria, sepse autoritetet po refuzojnë të lëshojnë dokumentet e duhura.

Ioana Dungler, drejtoreshë e departamentit të kafshëve të egra të Four Paws, tha: ‘Kjo duhej të ishte një marrëveshje e përkohshme derisa të merrnim luanët në Holandë. Sapo të marrim lejen, ata do të shkojnë në bazën tonë në Lionsrock në Afrikën e Jugut dhe do të bredhin me më shumë hapësirë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dailmail fier four paws kopeshti zoologjik luane tirane dailmail fier four paws kopeshti zoologjik luane tirane

Sondazh

Poll