Bota

‘Dialogu me Serbinë’/ Thaçi: Marrëveshja e mundshme brenda 2019-ës, të ulemi me armiqtë e betuar

15 Prill 2019, 12:57 Nga DOSJA
‘Dialogu me Serbinë’/ Thaçi: Marrëveshja e mundshme

KOSOVË- Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet brenda vitit. Kështu është shprehur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”.

Sipas Thacit, pavarësisht pengesave, ai është optimist se një marrëveshje zyrtare me Beogradin, për normalizimin e marrëdhënieve është e mundshme brenda vitit 2019.

Na duhet të ulemi e të bisedojmë edhe me armiqtë tanë të betuar, por pa parakushte, e të përpiqemi të dëgjojmë njëri-tjetrin”, thotë Thaçi.

Presidenti i Kosovës thotë se të gjithë kapitalin e tij politik e ka investuar në arritjen e një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit me Serbinë, ndërsa thekson se një gjë e tillë do të ishte progres për të gjithë rajonin.

“Në rrethanat aktuale, me këto tensione, nuk shoh arsye se përse investitorët e huaj duhet të vijnë dhe të investojnë në rajonin tonë. Vetëm një marrëveshje paqeje do të sjellë prosperitetin e rajonit”, deklaron Thaçi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi hashim thaci dialogu kosove-serbi hashim thaci

Sondazh

Poll