Bota

Grabitet me kallashnikov banka në Maqedoninë e Veriut, autorët marrin 100 mijë €

15 Prill 2019, 14:04 Nga DOSJA
Grabitet me kallashnikov banka në Maqedoninë e Veriut, autorët

MAQEDONI E VERIUT- Një filial i bankës “Tutunska Banka” në Butel është grabitur paraditen e sotme. Sipas mediave fqinje, nga banka janë grabitur rreth 100 mijë euro nga tre persona të armatosur me kallashnikov.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar gjatë grabitjes. Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, i cili ka nisur edhe punën për kapjen e autorëve.

Për të “qetësuar” klientët e saj, banka “Tutunska Banka” ka shpërndarë një njoftim duke theksuar se klientët e saj janë të mbrojtur dhe të sigurtë.

“Klientët dhe të punësuarit të cilët janë ndodhur në filialin tone gjatë grabitjes, janë të sigurt dhe në gjendje të mirë. Në këto momente banka jonë po bashkëpunon me autoritetet për zbardhjen e rastit. Mjetet e klientëve tanë janë të sigurta, sepse banka posedon sigurim të të gjithë mjeteve. Paralelisht, po punojmë me autoritetet për të vërtetuar dëmin e shkaktuar, për të cilin do të njoftojmë në vazhdim,” – shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga “Tutunska Banka.”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni grabitet banka ne maqedoni maqedonia e veriut grabitet banka ne maqedoni maqedonia e veriut

Sondazh

Poll