Aktualitet

I ngriti kurth Azem Hajdarit? Klosi: Nëse do vrisja deputetin, përgjegjësia do të binte mbi Fatos Nanon, isha vartës i tij

29 Shtator 2020, 19:17 Nga DOSJA
I ngriti kurth Azem Hajdarit? Klosi: Nëse do vrisja deputetin,

TIRANË– Fatos Klosi, i është përgjigjur akuzës s ëish-kryeministrit Sali Berisha, i cili një natë më parë tha se ish-kreu i SHISH ka qenë personi që ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin. Klosi e mohoi këtë gjë dhe shtoi se edhe nëse do ta kishte bërë, fajtor do të ishte Fatos Nano, pasi ai vetë ishte thjesht një vartës.

Habitem me median që i japin mundësi të flasë dhe nuk i hyn gjemb në këmbë prej 22 vitesh. Nuk i kishte Hajdari asnjë hesap qeverisë. I persekutuari kryesor në këto deklarata është Fatos Nano, jo unë, nëse unë do të bëja diçka të tillë, do të kisha miratimin dhe me urdhërin e Nanos. Nëse do kisha bërë vrasjen e një deputeti, urdhërin do ta kisha marrë nga Fatos Nano dhe ai do të ishte vrasësi,”– tha Klosi.

Një natë më parë në një lidhje me “Skype” në “Opinion”, Berisha akuzoi Klosin se ai ishte personi që e kishte nxjerrë në pritë Azem Hajdarin. Madjes, sipas Berishës, ai që bën atentatin ka dhe dijeni dhe shtoi se Klosi ishte mes atyre që e vranë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos klosi sali berisha vrasja e azem hajdarit fatos klosi sali berisha vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 15:20

TIRANË– Floresha Zhidru dhe vajza 14-vjeçare e Lefter Zhidrus janë shprehur se nuk janë lejuaer që të ndërmjetësonin dorëzimin e tij. Të ftuara në s...