Aktualitet

29 Shtator 2020, 15:20 Nga DOSJA

TIRANË– Floresha Zhidru dhe vajza 14-vjeçare e Lefter Zhidrus janë shprehur se nuk janë lejuaer që të ndërmjetësonin dorëzimin e tij. Të ftuara në studion e “Pa gjurmë”, Floresha tha se u është lutur efektivëve që ta linim Lefterin të fliste me të bijën, por që sipas saj, kjo dëshirë nuk i është plotësuar.

Policia na e bëri këtë. Pas 15 minuta na çon në komisarit dhe policisë i them që nuk është njeri i dhunshëm. I kërkuam na jepni në telefon që të flasim, jo njëherë po disa herë. I kam kërkuar të mos ma vrasin burrin pasi është i pafajshëm. Le të dënohet për atë që ka pasur. Nuk na lanë të komunikonim, kemi qenë në komisarit deri në 12 të natës, nuk na linin të dalin. I thoja jepjani cupes  të flasë me të atin, nuk ka informacion na lejonin,”- tha Floresha Zhidru.

Lefter Zhidru terrorizoi Elbasanin, vetëm pak ditë më parë. Me kallashnikov në krahë ai qëlloi me armë ndaj policisë, dhe pas pesë orësh negociatash, RENEA e ekzekutoi. Në apartamentin e tij u gjetën municione dhe armë të llojeve të ndryshme, dhe pas vëzhgimit, Floresha u mor nën hetim nga policia. Ditën e ngjarjes u raportua se në 5 orë ndërmjetësime është përfshirë edhe bija 14-vjeçare e Lefter Zhidrus.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet floresha zhidru lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan floresha zhidru lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 14:42

DURRËS– Një 39-vjeçar, i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me thjeshtrën e tij të mitur është lënë në masën e sigurisë “arrest me...