Aktualitet

Leje ndërtimi false/ Zhvillohet seanca e parë për ish-kreun e bashkisë Kuçovë, Bardhyl Gjyzeli dhe 3 zyrtarëve

29 Shtator 2020, 15:55 Nga DOSJA
Leje ndërtimi false/ Zhvillohet seanca e parë për ish-kreun e

BERAT- Filloi sot proçesi gjyqësor penal ndaj ish-kryetarit të bashkisë Kuçovë, Bardhyl Gjyzeli, ish-drejtorit të Urbanistikës, Gentjan Islami dhe inxinierit Gjergji Çërra. Ata  akuzohen për “Shpërdorim Detyre”, bashkë me ta në gjykim është edhe qytetari që ata favorizuan në dhënien e lejes së një objekti,. Bëhet fjalë për Arben Bilbilin, i cili akuzohet për “falsifikim dokumentash” dhe “dëshmi të rremë”.

Kallëzimi penal ndaj ish zyrtarëve të bashkisë Kuçovë dhe ndaj shtetasit Arben Bilbili ka filluar në datë 17 Shtator 2019, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë e Rrethit të Beratit nga dy qytetarët e Kuçovës, nënë e bir, Merjeme dhe Ervin Bilbili. Ata akuzohen për dhënien e lejes së ndërtimit të një objekti dy katësh rreth 5-vite pasi ndërtimi kishte përfunduar. Sipas hetimeve të kryera nga prokurori Tasim Puci, rezultoi se leja e ndërtimit ishte nxjerrë nga bashkia e Kuçovës pasi kishte përfunduar ndërtimi i objektit dhe se i gjithë dokumentacioni ku janë bazuar për të nxjerrë këtë leje janë falso.

Në dosjen penale thuhet se,në vitet 1992-1993 Merjeme Bilbili dhe bashkëshorti i saj Myfiti, që vdiq disa vite më vonë kur të gjithë filluan të ndërtonin pa leje kanë ndërtuar familjarisht një bar lafe dhe më pas kanë ngritur edhe katin e dytë të ndërtesës që ka përfunduar në vitet 1995-1996, duke menduar se do të fillonin proçeset që të pajiseshin me dokumentacion të rregullt ligjor.

Në vitin 2004 ata janë njoftuar nga Drejtoria e Urbanistikës në bashkinë e Kuçovës në lidhje me mbledhjen që do të zhvillohej, ku do të diskutohej pajisja me dokumenta e ndërtimeve që kishin bërë. Pas këtij njoftimi, ata ishin në pritje për të bërë dokumentacionet e duhura por në vitin 2005 lajmërohen nga bashkia Kuçovë se Arben Bilbili kishte aplikuar për “regjistrim prone”, ku pjesë e dosjes është edhe leja e ndërtimit nr.34, e regjistruar në datë 16.04.2008 dhe leja e përdorimit nr.312. Dt 27.02.2015.

Pas rreth 9-muajsh hetime, prokurori Tasim Puci, konkludoi se ekzistojnë prova të mjaftueshme që vërtetojnë se,të akuzuarit: Bardhyl Gjyzeli, Gentjan Islami, Gjergji Çërra dhe Arben Bilbili kanë konsumuar elementet e veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ndërsa Arben Bilbili akuzohet për “falsifikim të dokumentave” dhe “deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga nenet 186/1 dhe 305/b të Kodit Penal.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl gjyzeli bashkia kucove gentjan islami gjergji çërra bardhyl gjyzeli bashkia kucove gentjan islami gjergji çërra

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 15:20

TIRANË– Floresha Zhidru dhe vajza 14-vjeçare e Lefter Zhidrus janë shprehur se nuk janë lejuaer që të ndërmjetësonin dorëzimin e tij. Të ftuara në s...

Aktualitet 29 Shtator 2020, 14:42

DURRËS– Një 39-vjeçar, i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me thjeshtrën e tij të mitur është lënë në masën e sigurisë “arrest me...