Aktualitet

Vajza e Lefter Zhidrus: Babi nuk ka dhunonte kurrë, as mua e as mamin…jepte jetën për ne, atë ditë ndryshoi

29 Shtator 2020, 15:09 Nga DOSJA
Vajza e Lefter Zhidrus: Babi nuk ka dhunonte kurrë, as mua e as

TIRANË– Vajza e Lefter Zhidrus, 71-vjeçarit që u ekzekutua nga forcat RENEA, është shprehur se nuk ka parë kurrë të atin të ushtrojë dhunë mbi të ëmën dhe aq më pak mbi të. E pranishme në studion e “Pa gjurmë”, ajo tha se Lefter jepte jetën për ta.

Unë kam qenë shumë e lidhur me babin. Nuk kishte cfarë na ndante. Nuk më bërtiste dhe nuk më qortonte. Atë ditë dhe me mua ishte agresiv por nuk më thoshte gjë. Shikime bërtitje. Ishte ndryshe në fytyrë. Babi sa vinte dhe bëhej më shumë agresiv. Mora çelsin dhe hap derën Duke nxituar i thashë dhe mamit dil dhe ti. Babi të qetësohet e ta lëmë me kaq. Në media është thënë që ai na dhunonte. Nuk mund ta mendoja që babi të kishte armë. Nuk më dhunonte. Ai për mua jepte jetën” – tha vajza.

Lefter Zhidru terrorizoi Elbasanin, vetëm pak ditë më parë. Me kallashnikov në krahë ai qëlloi me armë ndaj policisë, dhe pas pesë orësh negociatash, RENEA e ekzekutoi. Në apartamentin e tij u gjetën municione dhe armë të llojeve të ndryshme, dhe pas vëzhgimit, Floresha u mor nën hetim nga policia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet floresha zhidru lefter zhidru floresha zhidru lefter zhidru

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 14:42

DURRËS– Një 39-vjeçar, i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me thjeshtrën e tij të mitur është lënë në masën e sigurisë “arrest me...